Pas paralajmërimit të studentëve shqiptarë të juridikut për protestë më 18 maj, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, deklaroi se kërkesa e tyre për të hyrë në provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe do të zgjidhet “së shpejti”.
Ai u bëri thirrje studentëve që të kenë durim, duke theksuar se qeveria po punon për një propozim që do të jetë në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe standardet ndërkombëtare.
“Jam i bindur që shumë shpejtë do të dalim me propozim-zgjidhje. I lus të gjithë ata që janë pjesë e këtij procesi që të jenë të durueshëm, sepse ka forca politike në shtet që nuk duan reforma, por duan trazira e protesta. Ata kanë pasur mundësi për më shumë se 20 vite ta zgjidhnin këtë çështje”, tha Mickoski.
Kryeministri akuzoi opozitën se qëndron pas protestave të studentëve, duke i cilësuar si përpjekje për tensione në vend.
Ai përsëriti se grupet punuese të qeverisë po përgatisin një propozim-ligj, i cili më pas do t’i dërgohet Komisionit të Venecias për mendim.
“Ne jemi qeveri e përkushtuar për të zgjidhur çështje dhe jam i bindur se së shpejti do të dalim me zgjidhje”, shtoi ai.
Studentët shqiptarë nuk pajtohen me interpretimet e qeverisë dhe insistojnë se ligjet ekzistuese u japin të drejtën të hyjnë në provim në gjuhën shqipe.
Ata thonë se do të vazhdojnë protestat derisa të sigurohet një zgjidhje konkrete.
Ska asgjë këtu për propozim zgjidhje, por për vendime konkrete. Gjuha është e drejtë e padiskutueshme.
Rama duhetvte organizoje nje takim me KM e Bullgarise dhe Greqise per te koordinuar masat qe duhet te ndermerren ndaj qeverise Mickovskij per te ndaluar nje konflikt te madh te mundshem mes shqiptareve dhe bullgareve qe jetojne ne RVM. Tre shtetet duhet te angazhohen ne nje fushate nderkombetare sqarimi me fakte pse RVM eshte shtet i sajuar dhe se nuk ekziston nje komb maqedonas.
Pushteti i VMRO-s në Maqedoni me politiken raciste - fashiste të nxitur dhe ndihmuar nga serbo ruset dhe disa shqipfolsa të VVLAN janë kundër shqiptarë dhe po reflekton tragjedi të reja në këtë pjesë të Evropës. Nëse vazhdon kështu kjo do të sjellë lkonflikte të reja në ketë shtet artificial dhe në Ballkan.