Për herë të parë në histori! NATO dhe ushtria e Serbisë kryejnë stërvitje të përbashkëta

13 Maj 2026, 17:00Rajoni TEMA
Për herë të parë në histori! NATO dhe ushtria e

NATO dhe ushtria e Serbisë i kanë filluar stërvitjet e para të përbashkët ushtarake të martën në bazën ushtarake “Jugu” dhe poligonin e stërvitjes “Borovc” pranë Bujanocit, në jug të vendit, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Serbisë.

Stërvitjet do të mbahet deri më 23 maj, nën organizimin e Komandës së Forcave Tokësore dhe Komandës së Forcave të Përbashkëta nga Napoli.

Në këto stërvitje po marrin pjesë rreth 600 pjesëtarë të ushtrisë serbe dhe forcave të armatosura të Italisë, Rumanisë dhe Turqisë.

Pjesëmarrës janë gjithashtu edhe planifikues dhe vëzhgues ushtarakë nga Britania e Madhe, Italia, Gjermania, Rumania, Shtetet e Bashkuara, Serbia, Turqia, Franca dhe Mali i Zi.

Udhëheqësi i stërvitjes është koloneli Branisllav Stevanoviq, zëvendëskomandant i Brigadës së Tretë të Ushtrisë së Serbisë.

“Gjatë aktiviteteve dyjavore në terren, do të praktikohen taktikat, teknikat dhe procedurat e përdorura në operacionet e mbështetjes së paqes, siç janë siguria në baza, puna në pikat e kontrollit, kontrolli i tubimeve masive dhe luftimet urbane”, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Serbisë.

Sipas Ministrisë, stërvitja përfaqëson një vazhdim të bashkëpunimit midis Serbisë dhe NATO-s në kuadër të programit të Partneritetit për Paqe të NATO-s.

“Ky bashkëpunim i shërben qëllimit të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajon, përmirësimit të aftësive operacionale të forcave të armatosura dhe forcimit të besimit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë”, thuhet në njoftim.

Serbia është anëtare e programit të NATO-s, Partneritetit për Paqe, që nga viti 2006, por këmbëngul në neutralitetin ushtarak.

Pasi Rusia nisi pushtimin ushtarak të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, Serbia vendosi moratorium për mbajtjen e stërvitjeve ushtarake me partnerë të huaj.

Megjithatë, pati përjashtime, siç ishin stërvitjet ushtarake “Ujku Platin” në vitet 2023 dhe 2025, të cilat u mbajtën me forcat e armatosura të Shteteve të Bashkuara dhe të disa vendeve të tjera anëtare të NATO-s.

Në Serbi, ekziston një narrativë negative ndaj NATO-s, e cila mbështetet edhe nga autoritetet, si rezultat i bombardimeve që ajo kreu kundër Republikës Federale të Jugosllavisë në vitin 1999 për shkak të krimeve të kryera nga forcat serbe kundër shqiptarëve në Kosovë.

Në të kaluarën, përveç ushtrimeve me forcat e armatosura të SHBA-së, në të cilat morën pjesë disa anëtarë të tjerë të NATO-s, ushtria serbe ka zhvilluar stërvitje ushtarake edhe me ushtrinë kineze.

Në korrik të vitit 2025, një stërvitje dhjetëditore e forcave speciale të ushtrive të Serbisë dhe Kinës u mbajt në provincën kineze Hebei, pavarësisht paralajmërimit të Brukselit ndaj Beogradit.

Ndryshe nga vitet e kaluara, që nga viti 2022 nuk ka pasur ushtrime të përbashkëta midis Serbisë dhe Rusisë dhe Bjellorusisë.

Serbia është kritikuar nga Bashkimi Evropian për ushtrime të përbashkëta me këto vende.

Kjo është arsyeja pse Beogradi anuloi pjesëmarrjen e tij në ushtrimet ruse-bjelloruse-serbe në vitin 2020, sepse ato po zhvilloheshin në Bjellorusi në një kohë kur ky vend ishte i tronditur nga një krizë politike pas zgjedhjeve presidenciale./ REL

10 Komente

  1. B
    Bibini nga Cerrnagora

    Po koqevaret me pushke druri pse nuk i keni mare , ata jane trima , bam bam pushka i ke te gjithe rrefugjat......kur mbarone lufta te gjithe komandant

    Përgjigjjuni
    1. K
      Koqevariot

      Hahahah fiks. Cdo Koqevariot ben si trim pas pilafi kur nje numer turpshmerusht i ulet doli te luftonte

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tom

        Po atë satëmes tënde pse mos ta marin me vete o vemje antishqiptare dhe kopil turko-grek.

        Përgjigjjuni
      2. E
        E verteta sic eshte

        Serbet po kthehen ne unin e tyre mesjetar,ne mesjete kishin lidhje te forte me princeret arberor dhe kujdestaret tane ne napoli dhe perendim nderkoh qe kroatet ishin fise sllave te egra dhe gjakatare, te shkundur fort nga shpata dhe ligji magjarr qe i gjunjezoi ne shek XI, kta sllave te eger te pabese i ngjanin shume vellezeve te tyre gjenetike ne Moske || Pas shekullit te 18 shume familje muskovite e ruse u vendosen ne Ballkan ( nder ta dhe familja e Sali Berishes) dhe helmuan cdo marredhenie mes atyre qe dikur si ne fushe kosove luftuan si koalicion kunder osmaneve, te njejtet sherbime sekrete ruse urdheruan vrasjen e zoran dzindzic dhe deshtuan ne 3 atentate ndaj milo djukanovic

        Përgjigjjuni
        1. s
          srbiu picku materna

          pusho te qifte derri tet eme injorant

          Përgjigjjuni
          1. K
            Koqevariot

            Lere te shprehet o Koqevariot. Mos shkruaj serbisht ne portalet tona koqe e (pa)varur

            Përgjigjjuni
            1. N
              Nish

              Mut i vjetër sllav kopil.

              Përgjigjjuni
          2. E
            E verteta sic eshte

            Serbet po kthehen ne unin e tyre mesjetar,ne mesjete kishin lidhje te forte me princeret arberor dhe kujdestaret tane ne napoli dhe perendim nderkoh qe kroatet ishin fise sllave te egra dhe gjakatare, te shkundur fort nga shpata dhe ligji magjarr qe i gjunjezoi ne shek XI, kta sllave te eger te pabese i ngjanin shume vellezeve te tyre gjenetike ne Moske || Pas shekullit te 18 shume familje muskovite e ruse u vendosen ne Ballkan ( nder ta dhe familja e Sali Berishes) dhe helmuan cdo marredhenie mes atyre qe dikur si ne fushe kosove luftuan si koalicion kunder osmaneve, te njejtet sherbime sekrete ruse urdheruan vrasjen e zoran dzindzic dhe deshtuan ne 3 atentate ndaj milo djukanovic

            Përgjigjjuni
            1. T
              Treni

              Epo, shpresojmë t'i vijnë mendt në kokë edhe këtyre serbëve e të kuptojnë që edhe ata me BE e kanë fatin të lidhur, jo me Rusinë vrastare.

              Përgjigjjuni
              1. S
                Serbia jeton nen friken e Kurtit malazez

                Nato po pergatit Serbine te mbrohet nga ushtria lexhendare e liderit madheshtor te kombit kosovar, malazezit Albin Kurti.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje