Tahiri: Grenell ka të drejtë, SHBA i ka prishur marrëdhëniet me qeverinë! Kurti humbje të thellë

9 Shkurt 2025, 16:14Rajoni TEMA
Tahiri: Grenell ka të drejtë, SHBA i ka prishur marrëdhëniet

“Albin Kurti do të humbë shumë dhe nuk do të jetë më kryeministër i Kosovës.” Ky është parashikimi që bën ish-zëvendëskryeministrja Edita Tahiri.

“Zgjedhjet po shkojnë mirë, procesi po duket i qetë. Ndërsa, rezultatet do të japin një ndryshim të rëndësishëm, opozita do të fitojë, që i bie që Kurti nuk i merr më ato që mori në mandatin e parë dhe procesi shkon drejt një koalicioni qeveritar...,” u shpreh ajo në A2 CNN.

Tahiri u shprehet gjithashtu se pas mbylljes së procesit të votimit, Kosova do të ketë një qeveri koalicioni.  

Zonja Tahiri u shpreh e bindur se qytetarët e Kosovës do ta ndëshkojnë me votë kryemistrin Albin Kurti, për siç u shpreh ajo, katër vitet në të cilat partia e tij e gjunjëzoi vendin.

“Mendoj që për shkak të keqqeverisjes së Kurtit, qytetarët e kanë ndje jetën e vështirë, në planin e brendshëm, sidomos ekonomik. Ka shumë korrupsion, varfëri, në planin e jashtëm, situata është shumë e rëndë...E la Kosovën të izoluar ndërkombëtarisht.”

Ndërkohë, sa i përket marrënieve të Kosovës me aleatët ndërkombëtare, Tahiri mbështeti deklaratën e Richard Grenell, sipas të cilit, SHBA i ka prishur marrëdhëniet me qeverinë Kurti dhe jo me Kosovën.

“E para ai foli të vërtetën. Marrëdhëniet janë prish mes qeverisë Kurti dhe Amerikës. Grenell është emisar special i Trumpit. Ai sot është zyrtar i lartë. Deklaratë serioze, qeveritare nga Amerika. E kundërshtoi populizmin e Kurtit.”

E pyetur se pse sipas saj, Albin Kurti arriti kësaj here që të përmbyllte një mandat të plotë katërvjeçar në krye të qeverisë, Tahiri ia dha meritën opozitës.

“Me ka pëlqy opozita e Kosovës që nuk ia ktheu Kurtit me metodat e dhunshme të tij kur ishte në opozitë. Se ai kur ishte në opozitë ka kallur parlamentin, e ka destabilizuar.”

Sipas Tahirit, Kurti është një populist që jo vetëm nuk diti të qeveriste, por në katër vite “për dështimet e tij, fajin e kërkoi gjithnjë jashtë vetes.”

10 Komente

  1. Q
    Qife Hakshamja

    Plakës më në fund i erdhën mëndtë e kresë…

    Përgjigjjuni
    1. T
      Trojan

      PSE HA MUT TI PLEHER DITEN E VOTIMEVE? ESHTE LIGJERISHT E NDALUAR DEBILE! APO TI JE NGA ATO TE MALIT E NUK PJERDH PER LIGJE?! IK MOJ QIHU NJE HERE, EJA NE VETE, DHE HAJDE PRAPE...

      Përgjigjjuni
      1. s
        sapa

        Albinit i jep voten populli i Kosoves sepse ai nuk e vjedh popullin e vet dhe lufton korrupsjonin me ato arme qe ai ka ne dispozicjon ne krahasim me Hajdutet e Shqiperise qe vetem vjedhin vjedhin vjedhin!!Prandaj Albini vazhdon detyren si kryeminister!

        Përgjigjjuni
        1. E
          E pat sot puna e Kurtit, bravo dardanet

          Tash Kurti shkon ne Hage dhe kur te kthehet prej burgin do do gjen ma as VV ne Prishtine e as grun/ shoqen ne Beograd qe do e divorcon ne nderkohe.

          Përgjigjjuni
        2. S
          Stop futjes se hundevw ne KOSOVE

          GAZETA TEMA NDALO NDERHYRJET NE DITEN E ZGJEDHJEVE NE KOSOVE. LARG HUNDET NGA KOSOVA SE DO TJUA THYEINE! MOS PUBLIKONI DEKLARATA POLITIKE NGA KOSOVA SOT! KUR ESHTE KOSOVA NE HESHTJE ZGJEDHORE ESHTE DHE SHQIPERIA DHE ANASJELLTAS! FIKSOJENI KETE JU, NEW24 DHE TE GJITHA PALO MEDIAT E ALBANISTAN KAZAN!!!!!

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kurti sot bie nga pushteti

            2 gjëra janë te Albin Kurti që i bën votuesit pro dhe kundër: 1.Albini vetë nuk është hajn, nuk vjedhë, dhe 2. Albini është tepër i majtë dhe ka mbeturina ideologjike komuniste alla Enver Hoxha për Amerikën. Ata që e kuptojnë se Amerika është i vetmi shtet në botë që ka mundësi ta mbroj Kosovën nga agresioni serb, i frikohen fitores së Kurtit. Ata që janë mendjelehtë dhe mendojnë se Kurti ka probleme vetëm me Grenellin proserb apo i rrenë mendja që Kosova ia del edhe pa Amerikën, e votojnë Vv të Kurtit.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Apo jo?

              Kurti nuk eshte populist. Ai eshte agjent i Vuciqit. Populizmi eshte rruga qe UDBA i ka mesuar Kurtit qe “ mishi te piqet dhe helli te mos digjet”…

              Përgjigjjuni
              1. F
                Fermeri

                Doli Dranja e Kosoves nga familjet titisto milloshevice

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Pal Vata

                  Akoma gjalle qenka kjo plaka Gerdalla , Tahiri Zhgarravina e Serbeve te kohes Millosheviciane. Plake nuk te qin njeri me , je bo si me qene moter siameze me Gerdallen e Sali Kermes Albana Turilopa Vokshiii..... Sa rrace kurvash paskeni qeni ti Palaka Tahiri

                  Përgjigjjuni
                  1. V
                    VV eshte tash nje zombi e dekun krejt

                    Tash nuk do ta degjoni mo VV dhe kurtizmin. Ta provojn te djegin Kuvendin e do ta sheh se ku ne te sams do futet kurti kesaj here.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje