Tensionet Kosovë-Serbi/ Kurti pritet të takohet nesër në Bruksel me Vuçiçin

19 Nëntor 2022, 13:27Rajoni TEMA

Tensionet Kosovë-Serbi/ Kurti pritet të takohet nesër në

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mund të takohet me presidentin e Serbisë, ditën e nesërme në Bruksel. Kështu është shprehur qeveria e Republikës së Kosovës, për Radio Evropa e Lirë.

Pavarësisht se ende nuk është bërë publike agjenda, takimi pritet të përqendrohet në uljen e tensioneve mes dy vendeve.

Ditën e djeshme, Bashkimi Evropian ftoi Albin Kurtin dhe Aleksandër Vuçiçin, në një takim për të gjetur zgjidhje për targat ilegale serbe.

“Ne i kemi ftuar të dyja palët me urgjencë në Bruksel për të gjetur zgjidhje evropiane, një zgjidhje evropiane për situatën aktuale, e cila është ndër më seriozet prej vitit 2013 dhe ky është qëllimi, që t’i kemi në Bruksel për të diskutuar me ta zgjidhjen”, u shpreh zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Lini një Përgjigje