''Thanas po digjem'', fjalët e fundit të 65-vjeçares që u dogj në fabrikën ku punonte në Greqi

14 Gusht 2024, 09:00Rajoni TEMA
''Thanas po digjem'', fjalët e fundit të

grua ka ndërruar jetë si pasojë e zjarreve që përfshinë Greqinë ditët e fundit.

65-vjeçarja u gjet e vdekur në banjën e biznesit ku punonte, ku ishte futur për tu mbrojtur, por ishte e kotë. Biznesi thuhet se u përfshirë nga flakët nga një pishë që digjej.

Nadia, e cila ishte me origjinë nga Moldavia, kishte më shumë se 20 vite që punonte në fabrikën Patima Chalandriu.

Kolegët e saj, me lot në sy, lanë disa lule të bardha në trotuare për t'i dhënë lamtumirën Nadias punëtore dhe gjithmonë të buzëqeshur që la pas dy fëmijë.

“E pashë zjarrin, dhe e mora në telefona Nadian dhe ajo më tha ‘Thanas po digjemi, mbylle telefonin’. Ajo ishte e frikësuar... ", tha një nga kolegët e saj, shkruan Protothema.

Gruaja fatkeqe nuk arriti të dilte nga biznesi, i cili është shkrumbuar krejtësisht. Të gjitha pajisjet janë shkrirë, ndërsa një pjesë e saj është shembur nga tavani.

Gjatë gjithë natës djali i pronarit me zjarrfikësit dhe disa punonjës ishin në kërkim të gruas fatkeqe, e cila u gjet e bllokuar në tualetin e punishtes. Ditën kur humbi jetë, 65-vjeçarja do të niste pushimet.

“Më telefonoi dhe më tha se “është në zjarr”.Unë i thashë asaj 'çfarë po bën atje' dhe më pas linja u shua.’- tha pronari i fabrikës.

Që në atë moment linja u shkëput dhe nuk e dinte çfarë kishte ndodhur derisa u gjet në banjo e shkrumbuar nga flakët.

3 Komente

  1. G
    Gerk i paster nga syria me dy baballar

    Nje gjakdhjere me pak ...v....ri ka...rin rrace muti arabe.....

    Përgjigjjuni
    1. .
      ...he zot c'na gjeti me debilet...

      Rrobt ku ti kesh, ne koken tende sa me shpejte, u pervelofsh

      Përgjigjjuni
      1. K
        Krokodile

        Kjo njeher s‘ishte fare greke, edhe sikur!…apo nga urrejtja ju shfaqen kaurret kudo ngase s‘keni tru as by.. te shtyheni me ta!

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje