Tre muaj i ngujuar brenda Komunës së Leposaviqit, çfarë po ndodh me kryekomunarin e Albin Kurtit?

30 Gusht 2023, 09:11Rajoni TEMA
Tre muaj i ngujuar brenda Komunës së Leposaviqit, çfarë po

Dje janë bërë tre muaj nga dita kur Lulzim Hetimi është ngujuar në Komunën e Leposaviqit. Që nga ora 06:00 e mëngjesit të 29 majit i pari i LeposaviQit po qëndron brenda këtij objekti.

Për të, komuna është shndërruar në objekt banimi. Brenda komunës, me kryetarin Hetemi për më shumë se një javë ishte zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Arber Vokrri, i cili ka folur për kushtet e jetës në komunë.

"Ushqimi është siguruar nga ushtria e Kosovës. Ai e di se në rast se nuk i sigurohet rikthimi aty, ka pasoja të mëdha, se humbet autoriteti shtetëror i Kosovës. 

Sipas bisedave që kam bërë me të eshtë po ai Luli që ka qenë më para. Kemi miq e zyrtarë që e takojnë dhe na tregojnë se ai është mirë"- tha Vokrri.

Lini një Përgjigje