Tregti e fshehtë: Serbia fsheh eksportet e armëve në Izrael pas sulmit të Hamasit

12 Mars 2024, 21:30Rajoni TEMA
Tregti e fshehtë: Serbia fsheh eksportet e armëve në Izrael pas

Pavarësisht se Ministria e Tregtisë e Serbisë i mohoi BIRN-it qasjen në informacione në lidhje me shitjen e armëve në Izrael pas sulmit të Hamasit, BIRN ka zbuluar se gjatë kësaj periudhe janë kryer dy dërgesa armësh.

Nga Sasa Dragojlo

BIRN ka zbuluar se Serbia ka bërë të paktën dy dërgesa të mëdha armësh ose municionesh në Izrael që nga sulmi i Hamasit në tetor 2023, pavarësisht nga një velloje sekreti që mbulon marrëveshjet.

Ministria e Tregtisë e Serbisë refuzoi kërkesën e BIRN për të drejtë informimi në lidhje me eksportin e armëve në Izrael nga periudha e tetorit 2023 deri më 26 shkurt 2024, duke i quajtur të dhënat “tepër konfidenciale”.

“Sa i përket informacionit të kërkuar, ju informojmë se ajo mbart një shkallë të caktuar fshehtësie, në përputhje me Ligjin mbi Fshehtësinë e të Dhënave”, u përgjigj ministria.

“Vendimi i lartpërmendur përcakton se të dhënat sekrete të ministrisë janë ‘të dhëna me interes për Republikën e Serbisë, pra, të dhëna me interes për punën dhe kryerjen e punës nën juridiksionin e ministrisë”, shtoi ajo.

“Këto të dhëna sekrete nënkuptojnë ‘informacione, dokumente, riprodhime të tyre, d.m.th. kopje dhe materiale që përmbajnë informacion të klasifikuar, pavarësisht nga forma apo mediumi në të cilin janë regjistruar apo ruajtur, si dhe sisteme, pajisje, projekte, plane, objekte, asete, struktura dhe biznese që lidhen me të dhënat e klasifikuara'”.

Ministria tha se dhënia e të dhënave të tilla do të përfshinte gjithashtu zbulimin e të dhënave të konsideruara si “sekret biznesi”.

Ministria e Tregtisë e Serbisë zakonisht u përgjigjet kërkesave rutinë për të drejtë informimi për eksportet e armëve – informacion mbi sasitë, llojin e armëve dhe aktorët e përfshirë, si tregtarët dhe “përdoruesit përfundimtarë” të mallrave.

Kjo ishte vetëm hera e dytë që ajo refuzoi një kërkesë për të drejtë informimi nga BIRN në lidhje me eksportet e armëve në vite.

Hera e parë ishte në tetor 2023, në lidhje me municionet për pushkët e prodhuara në vitin 2022 në fabrikën serbe të armëve Belom, që dyshohet se u përdorën nga grupi i armatosur serb në sulmin në Banjska, në veri të Kosovës, më 24 shtator, që rezultoi në vrasjen e një polici të Kosovës.

Megjithatë, ndërsa ministria e cilësoi informacionin sekret, BIRN ka zbuluar se që nga sulmi i Hamasit në tetot 2023, janë kryer të paktën dy dërgesa armësh ose municionesh në Izrael me vlerë mbi një milion euro.

Informacioni vjen nga të dhënat doganore të Checkpoint, një portal që mbledh informacione tregtare të shtetit serb lidhur me subjekte afariste.

Nga kjo mund të shihet se tregtari kryesor i armëve në pronësi të shtetit serb, Yugoimport-SDPR, eksportoi mallra në Izrael në vlerë prej 540,120 euro në tetor dhe 510,000 euro në shkurt.

Të dhënat nuk tregojnë nëse në këtë periudhë u lëshuan licenca të reja eksporti nga shteti serb për eksport në Izrael.

Të dhënat nuk tregojnë shumë eksporte të tilla të mëdha në Izrael përpara tetorit. Fabrika shtetërore e prodhimit të municioneve Prvi Partizan, në Uzice, në Serbinë perëndimore, eksportoi mallra me vlerë rreth 780,000 euro në Izrael në mars dhe prill 2023.

Serbia dhe Izraeli janë aleatë të ngushtë. Presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu folën me telefon më 26 shkurt për forcimin e mëtejshëm të lidhjeve.

“Një bisedë e mirë me kryeministrin izraelit Netanyahu për avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe”, postoi Vuçiç në Instagram. Ai tha se gjatë diskutimit ishin trajtuar të gjitha çështjet kryesore dhe shprehu shpresën se të dyja palët do të përfitojnë prej saj në të ardhmen.

Netanyahu nga ana e tij vlerësoi “veprat” e liderit serb.

“Sapo pata një bisedë të frytshme telefonike me presidentin Aleksandër Vuçiç të Serbisë. Aleksandri është një mik i vërtetë i Izraelit dhe unë shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e tij të palëkundur, si me fjalë ashtu edhe me vepra”, shkroi kryeministri izraelit në Tëitter.

Pas sulmit të befasishëm të militantëve të Hamasit kundër Izraelit më 7 tetor, i cili la të vdekur mbi një mijë njerëz, Izraeli nisi një sulm të plotë në Gazë, duke vrarë 31,045 civilë, shumica e të cilëve janë fëmijë dhe gra, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë më 26 janar pranoi të shqyrtonte një rast të Afrikës së Jugut se Izraeli po kryente gjenocid në Gazë dhe e urdhëroi atë përkohësisht që të lejonte dërgimin e ndihmave humanitare të nevojshme urgjentisht për palestinezët në Rripin e Gazës.

Izraeli, deri më tani, ka refuzuar një armëpushim, duke mohuar gjithashtu akuzat për gjenocid.

4 Komente

  1. P
    Parruca

    Po shume mire, Palestina perkrah Serbine dhe madje jane kunder Kosoves. Ja dhe Serbia po u jep ate qe meritojne, arme per Izraelin! Fundja palestinezet nuk duan as njeri-tjetrin, madje as femijet e tyre shpesh here. Pjellin si minjte me paramendimin qe nje pjese e femijeve tu martirizohen. Duket mizore vetem ta thuash kete dhe madje si fantazi, por fatkeqesisht e vertete per shume gazauite.

    Përgjigjjuni
    1. l
      lypsi

      Po cfare ju duhet ju tregetia e nje shteti tjeter, cdo shtet ka te drejte te beje tregeti atje ku ka interes pa i marre leje askujt ashtu si dhe Shqiperia...!!!!!!!

      Përgjigjjuni
      1. C
        Cajupi

        Bravo ???? ????, Serbia furnizon makinerine e luftes se Izraelit, ndersa Palestina nuk njeh pavaresine e Kosoves.????. , ne nje kohe qe Izraeli e njeh Kosoven. ???? ???? ???? ????

        Përgjigjjuni
        1. R
          Rraca njerezore.

          Palestinezet dhe serbet jane bythqira. Te dy izraeliti i shkerdhen nga mbrapa...Ceshtje truri mama!

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje