Majko dhe Limaj kujtojnë bombardimin e Serbisë nga NATO: Serbët pinin verë në bodrumet e Rambujesë

11 Mars 2024, 21:34Rajoni TEMA
Majko dhe Limaj kujtojnë bombardimin e Serbisë nga NATO: Serbët

Ish-kryeministri Pandeli Majko dhe ish-komandanti i UÇK-së, Fatmir Limaj kanë kujtuar sot disa momente interesante nga një prej ngjarjeve më të rëndësishme në procesin për pavarësinë e Kosovës, bombardimin e Serbisë.

Majko tha se ngjarja më e rëndësishme ishte firmosja e marrëveshjes së Rambujesë, që më pas çoi në vendimin për të bombarduar Serbinë. Në emisionin “Zona Zero” në Top Neës, Majko tha se në atë kohë kishte rrezik që dy shtete të NATO-s të kundërshtonin vendimin për bombardimin.

“Kam pasur një telefonatë me sekretarin e Përgjithshëm, Solana, dhe u ktheva në Këshillin e Ministrave ku i njoftova se filloi bombardimi. Rambujeja ishte ngjarja më e rëndësishme, firmosja e saj, nga Hashim Thaçi, firmosja e ktheu automatikisht Kosovën jo thjesht në një delegacion. Aty filloi kuptimin dhe ecurinë në marrëdhëniet ndërkombëtare si shtet. Dënimi i Serbisë për shkak të mosfirmosjes, automatikisht, Prishtina u kthye në Prishtinë zyrtare. Menjëherë më pas u formua qeveria Thaçi”, u shpreh Majko.

Ndërsa Limaj tha se në atë kohë, detyra e tij ishte të krijonte një unitet mes komandantëve të UÇK-së në terren për t’u dakodësuar në firmosjen e marrëveshjes, nga delegacioni që ndodhej në Rambuje.

“Unë së bashku me Rexhep Selimin kemi qenë të caktuar për komunikimin me delegacionin e Rambujesë. Jemi munduar që vazhdimisht t’i informojmë drejtuesit me atë çka po ndodh. Në çdo gjë që ka ndodhur në terren unë e kam informuar delegacionin tonë në Rambuje. Ne vazhduam takimet në terren sëbashku dhe më pas thirrëm të gjithë dhe shtabin e përgjithshëm, kemi mbajtur komunikimin me komandantët e zonave. Ka qenë shumë e rëndësishme komunikimi dhe uniteti në terren.

Nuk kemi pasur ne nevojë ta komandojmë delegacionin, ai ka pasur besimin tonë të plotë. Kur kanë fluturu aeroplanët në orën 8, në orën 10-10 e 30 është rrëzuar një aeroplan, nga 800 metra larg vendqëndrimit tonë, jemi afruar dhe kemi pa se aeroplani ka pas flamurin e serbisë. Pas nja 10 minutash kemi gjetur karrigen fluturuese dhe ushtarët kanë dalë me kërku pilotin. Piloti mendohet se u largu në bazën e tij spas GPS”, u shpreh Limaj.

Ish-kryeministri Majko, në atë kohë kujtoi edhe një moment disi komik:

“Gjatë Rambujesë, ne ndiqni delegacionin serb, jo atë të Kosovës. Kur na thanë që delegacioni serb pinte verë në bodrumet e kështjellës së Rambujesë, ky ishte një lajm i mirë për ne, jo për ata”.

6 Komente

  1. U
    Ushtaraku

    Majko ende mendon se cliroi Kosoven. Keta politikanet tane jane delusional. Keta e vene veten ne nje nivel me NATO dhe Ameriken. Fola une me Solanen ne telefon thote dhe filluan bombardimet. Budalla!

    Përgjigjjuni
    1. M
      Majkell skrapi

      Majko duhet te kujtoje skrapin qe shiti e te mos mendoje se ja harruan c’beri. Si politikan qe e quan vehten nuk ishte as mish e as peshk ose me mire te thuhet kurriz pa kollone e vertebra

      Përgjigjjuni
      1. d
        doktori i shurres se hysniut ne paris

        e ndoqa kete emision e Milaimit, Milaimi i beri pyetje direkte dhe te zgjuara pandeli majkos per politiken e kosoves, por sot une mora vesh nga pergjigjet e Majkos (pas 30 vjetesh ,qe qenka nje idiot i lindur, sc duket keshtu jane gjithe marksist-leninistet si Majko, Berisha, Meta dhe Albin kurti

        Përgjigjjuni
        1. T
          Trojan

          Majko nuk na ka thene asnjehere se ku vajti regjimenti tankeve te kukesit dhe shume armatim tjeter

          Përgjigjjuni
          1. L
            Lejne prallat, kujdes dardanet e kurtovicit

            Kush ja ban ma shpejt dermanin Kurtit? Dardanet jo, Tirana jo, kush? Mbse Serbia..., po!

            Përgjigjjuni
            1. t
              turpi kombit tradhtaret e skrapit

              Majko ishte ushtari i rradhes ne sherbim te Serbise ashtu si Milaimovici qe bente emisione ne Suedi nderkohe qe Kosova digjej.Majko shkoi me koken ulur dhe u kerkoi falje grekeve nderkohe qe edhe greket kishin bere plot poshtersira ne shqiptare per vite me rradhe.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje