
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur rreth orës 03.00 në rrugën Lagumixi në zonën Kalithea të Athinës.
Sipas informacioneve të para, lënda eksplozive ishte vendosur jashtë ambientit të depos dhe me gjasa shpërtheu me telekomandë.
Shpërthimi ishte tepër i fuqishëm dhe dëmtoi mbi 10 makina si dhe theu xhamat e dhjetëra banesave. Për fat nuk pati dëme ne njerëz.
Policia thotë se akti ishte vepër e bandave rivale të cilat janë në një luftë të vazhdueshme për kontrollin e jetës së natës në Athinë.
Edhe në të shkuarën depoja në fjalë ka qenë objektiv në luftën mes bandave. Tre vitet e fundit grupet mafioze po riformatohen mbas ekzekutimeve të ndodhura në Athinë, ku janë vrarë dhjetëra mafiozë nga banda të ndryshme.
Ekspertët thonës bandat janë në një betejë të përherëshme pasi në Greqi aktiviteti i kondrabandës së naftës e kalon 1.5 miliardë euro.
Mbi 1 miliard janë përfitimet nga kondrabanda e cigareve dhe afro 600 milionë përfitohen prej trafikut të pijeve alkolike dhe atyre freskuese, ndësa trafiku i drogës dhe prositucionit e kalon 1 miliardë euro në vit.
Me siguri qe ja fusin kot keta gazetaret. E ku ndodhin gjera te tilla ne Hellada? Me siguri duhet te jete ngjarje e ndodhur diku tjeter. Neo-greket jane te urte si qengjat dhe te vetmen "krim" qe bejne eshte thyerja e pjatave ne buzuqe.
sa me shume greke te ngordhur, aq me mire