Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, plagosen 3 persona

10 Mars 2024, 10:42Rajoni TEMA
Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, plagosen 3 persona

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar gjatë mesnatës në qytetin e Gjakovës në Kosovë.

Sipas mediave të Kosovës, Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur në orën 00:10 të së dielës në një lokal të qytetit.

Si pasojë e të shtënave janë plagosur tre persona, të cilët ndodhen në spital dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

“Sot rreth orës 00:10 kemi pranuar informatë për të shtëna me armë zjarri në një lokal në rrugën “Fan Stilian Noli” në Gjakovë, ku për pasojë tre persona (meshkuj të moshës madhore) kanë marrë plagë, të cilat dyshohet të jenë shkaktuar nga armë zjarri.

Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit dhe viktimave ju është ofruar trajtim mjekësor, nga informatat e para të pranuara, gjendja e tyre shëndetësore është stabile. Aktualisht jemi duke kryer procedurat e nevojshme hetimore në drejtim të zbardhjes së rastit dhe kapjen e të dyshuarit.

Në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar rast “vrasje në tentativë” dhe “mbajtje në pronësi , kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lini një Përgjigje