"Do të eksportojmë të gjitha armët që mund të prodhojmë për shitje", Vuçiç: Gara nisi kur bota kuptoi se Putin s’do mposhtej lehtë

9 Mars 2024, 15:20Rajoni TEMA
"Do të eksportojmë të gjitha armët që mund të

“Serbia eksporton të gjitha armët që mund të prodhojë për shitje”, tha presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.

Ai se interesimi është aq i madh sa Serbia mund të shesë gjithçka që prodhon për 30 vjet vetëm përmes një kontrate.


“Gara e armëve nisi kur bota e kuptoi se presidenti rus, Vladimir Putin, nuk do të mposhtej lehtë. Prandaj, të gjithë po armatosin veten pesë herë më shpejt”, tha Vuçiç gjatë një vizite në Institutin Tekniko-ushtark në Beograd.

Duke folur për prodhimin e brendshëm, Vuçiç tha gjatë ekspozimit të pajisjeve ushtarake se në të ardhmen synohet të prodhohen 5.000 dronë kamikazë që janë zhvilluar nga ekspertët e këtij instituti. Udhëheqësi serb tha se plani është që deri në shtator të vihet në përdorim mjeti fletues pa pilot “Sparrow”.

Pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt 2024, Vuçiç vazhdimisht ka deklaruar se Serbia nuk eksporton armë në Kiev dhe Moskë. Menjëherë pas shpërthimit të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, Beogradi paraqiti një moratorium për mbajtjen e stërvitjeve ushtarake me partnerët e huaj.

“Ka rënë bashkëpunimi me Rusinë”


Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes së Serbisë, Nemanja Staroviç, tha më 9 mars se Serbia ka pasur bashkëpunim substancial ushtarak me anëtarët e NATO-s në dy vjetët e fundit.

“Duke pasur parasysh rrethanat e reja të krijuara, bashkëpunimi i Serbisë me Rusinë nuk është zhvilluar dukshëm që nga nisja e luftës në Ukrainë”, tha Staroviç për Zërin e Amerikës.

Para se të niste lufta në Ukrainë, Forcat e Armatosura të Serbisë kanë kryer stërvitje ushtarake brenda dhe jashtë vendit me ushtritë e ish-bllokut Lindor, Rusinë dhe Bjellorusinë, por edhe shtetet perëndimore, sikurse Shtetet e Bashkuara dhe anëtarë të tjerë të NATO-s.

Serbia është pjesë e Programit të Partneritetit për Paqe të NATO-s që nga viti 2006. Ky program konsiderohet hapi i parë drejt anëtarësimit në aleancë. Më 2007, Serbia deklaroi se ishte shtet neutral në aspektin ushtarak./REL

3 Komente

  1. P
    Piktori me mendje tangall

    Po tani mençurakët e Shqipërisë çdo të bëjnë? Rama do i shesë pikturat që i ngjiti në muret e zyrës së tij?

    Përgjigjjuni
    1. F
      Flamur Struga

      Le ta lexojne te gjithe ata rrenegate dhe le ta shperblejne vetvehten me nga nji plumb kokes,se ku e kane sjellur gjendjen e Atdheut tone,duke i shkaterruar : floten,detare,floten ajrore,shkaterrimin e uzinave ku prodhoheshin armet ,depot,vjedhja dhe shitja e armeve me nje perimeter 500klm katerore,shkaterrimin e plote dhe hedhjen ne rruge te oficereve.TRADHETI E SHEKULLIT.sal balushi,lexo mikun tent ,ai i cili te genjeu me nje grusht lekesh,ti qe ne sherbim i ipje naften shqiptare per te vrare martiret e Kosoves....Historia shqiptare,ka per ta dalluar sal balushin si njerin nga me te demshmit qe i vuri zjarrin Shqiperise .Ky zuzar e ka nderin te lexoi vucicin i cili mburret me fabrikat,prodhimin e te gjitha llojeve te armatimit,ku e armatos vetvehten dhe shet armatim dhe kur e thote se jemi superfuqi,shtrija doren armikut ju te sales se e falimentuat edhe armatimin edhe krenarine kombetare.E kemi ARMIK shekullor,por qe eshte ne epersi me llojet e armeve ,me atdhedashuri rusiserbe per aneksim,kjo eshte e vertete.Cfare duhet te bej Atdheu yne?te rri duar kryq duke u lutur ne bibel dhe kuran,apo te hidhet ne sksion ,pune prodhim riparim,te uzinave depove perforcimin e armes per vetembrojte sepse i ketille ka qen synimi i popullit tone:te MBROHEMI nga cfarosja e armiqeve shekullor rusoserbogrekofil.Ndergjegjesohuni,ti kethehet krenaria jo me shume dhe jo me pak ,ate qe e disponon armiku....sal ,dhe salore ju qe e dogjet Shqiperine,keni bere demin me te madh mbare Kombit tone.....

      Përgjigjjuni
      1. Y
        Ylliria

        Bota mendoi se Putini do ta gjunjezoje Ukrainen brenda 1jave o bir shkine , bir bushtre dhe menduan qe sdo ket nevoj per armatim. Kush po e “ngerzhat”gjarprin mos quditet kur te kafshon ooo biri i shkines .

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje