Trump për marrëveshje me Serbinë? Ish-ministri: Kosova është e zhytur në moçalin politik, s’ka me kë të negociojë

16 Qershor 2025, 10:02Rajoni TEMA
Trump për marrëveshje me Serbinë? Ish-ministri: Kosova

Presidenti i SHBA, Donald Trump në një deklaratë të fundit rreth situatës mes Izraelit dhe Iranit ka përmendur çështjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duke paralajmëruar se do t’i rikthehet bisedimeve për ta rregulluar atë siç thekson në postimin e tij në rrjetet sociale.

Bekim Çollaku, ish-ministër i Integrimit Europian në Kosovë tha në një intervistë për Euronews Albania se deklarata e Trump është dëshmi e qartë se administrata e re e SHBA ka një memorie të qartë për atë që ka ndodhur në Kosovë.

Sipas tij, edhe nëse ka një vullnet të mirë nga SHBA për t’u ripërfshirë në zgjidhjen e konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë, klima politike në Kosovë do ta bëjë të vështirë këtë gjë.

“Postimi i djeshëm i Trump është e mikpritur dhe një dëshmi e qartë që me gjithë problemet administrata e tanishme ka një memorie të qartë për atë që ka ndodhur në Kosovë dhe duke parë që konflikti shekullor nuk është zgjidhur me një marrëveshje përfundimtare… mendoj se është një gjë e dobishme, nëse do kemi një ripërfshirje të Trump për ta përmbushur pjesën më të vështirë.

Marrëveshja e parë e nënshkruar në Uashington ishte ekonomike, tjetra duhet të jetë politike. Nëse del se është një fillim i ri duhet të kemi qasje edhe nga Kosova edhe nga Serbia, por në Kosovës asgjë nuk është gati, Kosova është e zhytur në moçalin politik.

Këtu nuk do gjejnë njeri për të negociuar, paqja mund të negociohet vetëm nga liderë të vërtetë, jo praktikantë” , tha ish-ministri.

3 Komente

  1. K
    Kur qe minister, nji mut bone Bekim

    Bekim Cullaku asht nji kapadai, si shume dardane te tjere qe menojn se jan te mencem!

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lefter Dade

      Po shumë mirë që "njerëzit" e llojit çollak nuk janë më pjesë e diplomacisë që bënte politikë të klasave fillore. Lepe, peçe. Agresorin e kthyen në viktimë këta majmuna. I bën shtatë fshatra kolonësh serb komuna dhe donin edhe të federalizonin kosovën. Uroj kjo histori të ishte mbyllur për jetë e mot.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shefki

        Z. Qollaku esht shume burre i mire dhe analist po ashtu Por une them se Trampit fare nuk i intereson se me ke do te bisedoi Vendos vete e skem qti bejm kreshnik Spahiu e tha mire se Albini ose esht Idiot ose esht me Beligradin Une po them se qe te dyja i ka se bashku me krejt satelitet e tij qe i ka ne V V, W Komentusi e kam merzi me pseudonim Shefki Mexhani SH B A

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje