Komisioneri i Bashkimit Evropian (BE) për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi, gjatë një adresimi në konferencën e Komisioneve Parlamentare për Çështjet e BE-së (COSAC) të hënën në Budapest të Hungarisë, ka kërkuar progres në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Varhelyi, mandati i të cilit është drejt përfundimit, por është nominuar sërish për këtë post nga presidenti hungarez, Viktor Orban, ka shtuar se pret nga Kosova përmbushjen e detyrimeve – dërgimin e draft-statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.
“Është e qartë se rrugët evropiane të Serbisë dhe Kosovës kalojnë përmes dialogut. Ne presim që palët të ndjekin përpjekje të qëndrueshme de-përshkallëzimi dhe progres në zbatimin e detyrimeve të tyre në kuadër të dialogut – duke filluar me dërgimin e statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës”, ka thënë ai.
Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për rrugën drejt normalizimin e marrëdhënieve në fillim të vitit të kaluar, fillimisht në Bruksel të Belgjikës, pastaj në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
Por, përkundër insistimit të diplomatëve evropianë se Marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit janë ligjërisht obligative, nuk kanë arritur t’i bindin palët që ta zbatojnë të njëjtën.
Kosova nuk eshte toke eksperimentale qe te importojne vendet e tjera intranzigjencat dhe komplekset identitare te tyre. Deri me tani shqiptaret nuk kane qene ndonjehere kunder dialogut por eshte kunder pseudo dialogut...
OU, U kujtua ky ,tani qe do iki .Perkedheli Serbine kaq vjet ,tani do dhe shpejtesi biles
si gjithmone bythqira jeni treguar, edhe kete here nuk ishte ndryshe. Me ne fund doli se pse i krihnit bishtin Serbise. Litiumi per baterite