''Vendi digjej, Mitaraqis vazhdonte pushimet'', dorëhiqet ministri grek

28 Korrik 2023, 16:18Rajoni TEMA

''Vendi digjej, Mitaraqis vazhdonte pushimet'',

Ministri grek i Mbrojtjes së Qytetarit, Notis Mitaraqis u dorëhoq pasditen e së premtes pas publikimit të lajmit se ai vazhdonte pushimet i pa shqetësuar në ishullin e Patmosit, ndërkohë që Greqia ishte në emergjencë prej zjarreve.


Sipas burimeve qeveritare, ka qenë vetë Kryeministri Kyriakos Mitsotakis, i cili i ka kërkuar ministrit të tij të japë dorëheqjen, pasi veprimet e tij binin ndesh me moralin e qeverisë që ai drejton.

Vendin e tij do ta zërë deputeti Janis Vrutsis, i cili pritet të betohet para Presidentes Saqeralopoulou, gjatë orëve të ardhshme.

3 Komente

  1. e
    enter""

    Kurse ministrat shqipo as e marrin mundimin fare. Majde vazhdojne te vjedhin pa ndrojtje dhe me miratimin e komandantit

    Përgjigjjuni
    1. A
      Aron

      Edhe keta nje mut jane.

      Përgjigjjuni
      1. d
        demokrati

        pondet nuk kane vetdije helene dhe jane pertace si origjina e tyre.Vetem arvanitet i vene shpatullat punes.Suksese djalit tone Vruco, se po te jete per keta zhabzinjte i del tymi fund e krye Eladhes.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje