Vjosa Osmani: Kuvendi dhe qeveria duhet të formohen sa më shpejt

29 Gusht 2025, 13:04Rajoni TEMA
Vjosa Osmani: Kuvendi dhe qeveria duhet të formohen sa më shpejt

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka konsideruar urgjente konstituimin e Kuvendit të Kosovës si dhe formimin e qeverisë së re, pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit. Ajo kërkoi që të gjendet një zgjidhje në përputhje me Kushtetutën për konstituimin e legjislativit.

Osmani tha se çdo ditë e humbur në mosformim të institucioneve të reja është në dëm të popullit dhe perspektivës euro-atlantike, derisa u shpreh më e rezervuar të komentojë aspektet kushtetuese të zgjedhjes së nënkryetarit nga radhët e komuniteteve jo shumicë.

“Kuvendi të konstituohet urgjentisht, e qeveria po ashtu të formohet urgjentisht. Çdo ditë e humbur është ditë e humbur për Kosovën, për popullin e saj dhe për perspektivën tonë euroatlantike.

Shpresoj që të gjendet një zgjidhje në përputhje me Kushtetutën sa më parë që të jetë e mundur... S’po dua të jap interpretime kushtetuese në këtë situatë”, tha ajo, pas homazheve që bëri bashkë me Kryeministrin në detyrë, Kurti, te Monumenti i Personave të Zhdukur, në shënim të Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve me Dhunë.

Kosova s’ka themeluar institucionet e reja edhe pas gjashtë muajsh nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Deputetët të martën kanë zgjedhur kryetarin e Kuvendit si dhe katër nënkryetarë, mirëpo tashmë bllokada është zhvendosur te zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb.

4 Komente

  1. S
    Sa turp na vje kur flet Vjosa Osmani

    Vjosa Osmani duhet te thote se Kuvendi nuk duhet te formohet, siq po shkojne punet! Me nje kryetar te zgjedhur klysh serb nga sekti i VV, Kuvendi i ri do ta varrose ma shpejt Pavaresine e fituar nga UCK me mbeshtetjen decizive nga Amerika dhe Anglia. Sa per Qeverine e Kurtit, ajo asht inegzistente prej fillimit te vitit. Po duket se edhe BE po e bojkoton perseri Kosoven me nje Qeveri Kurti. Ka zera ne BE qi thojn se asht kot me fol me Kurtin, ma mir me fol me Vucic se ai e perfaqeso mire edhe Albinin.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Puci

      Mire se i iu kujtua qe duhet te kene qeveri

      Përgjigjjuni
    2. P
      Puci

      Sa pushime te gjata kete vit !!!!!

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gjaku i deshmoreve po cohet kot nga dardanet

        Jazek atyre qe votuan per Kryetar Kuvendi nje qelbesire filoserb, perfshire presidenten kukull te Kosoves.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje