Vrau 8 persona dhe 13 të tjerë i plagosi, çfarë do të thotë mesazhi në bluzën e 21 vjeçarit serb

5 Maj 2023, 12:22Rajoni TEMA

Vrau 8 persona dhe 13 të tjerë i plagosi, çfarë do të

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Serbi ku një 21 vjeçar ka vrarë me armë zjarri 8 persona dhe ka plagosur 13 të tjerë.

Arrestimi i autorit të kësaj masakre, Uroš B është bërë në fshatin Vinjishte afër Kragujevcit.

Mediat vendase shkruajnë se gjatë arrestimit ra në sy veçanërisht një detaj.

“Gjenerata 88 në turne”, shkruhet në bluzën e vrasësit masiv.

Ndërkohë në fjalimin që ka mbajtur presidenti Aleksandër Vuçiç pas ngjarjes, ka thënë se përshëndetja e brezit të 88-ës është përshëndetje e Hitlerit .

Dy të tetat në mesin e mbështetësve të nazizmit përfaqësojnë dy shkronjat H, domethënë shkurtimin e përshëndetjes fashiste “Heil Hitler” ose “Rroftë Hitleri”.

Gjithashtu, skicat e disa vendeve të Evropës Perëndimore janë të dukshme në bluzën blu – këto janë Spanja, Gjermania dhe Italia, vende që sundoheshin nga regjimet fashiste.

1 Komente

  1. M
    Mira

    Po ti dukesh si jevg mor qyq. I di ti teoritë raciste të Hitlerit? E di ku do e kishe vendin ti në kohën e Hitlerit?! IDIOT!!!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje