Vuçeviç: Nëse hapet ura mbi lumin Ibër, dialogu do të ishte i pakuptimtë

15 Gusht 2024, 15:03Rajoni TEMA
Vuçeviç: Nëse hapet ura mbi lumin Ibër, dialogu do

Hapja e urës mbi lumin Ibër do të ishte një fatkeqësi për serbët, sipas kryeministrit serb Millosh Vuçeviç.

Gjatë një vizite në Nish, shefi i ekzekutivit të Serbisë tha se një hap i tillë do të zhbënte të gjitha bisedimet dhe marrëveshjet e arritura dhe do ta bënte të pakuptimtë vazhdimin e procesit të dialogut, edhe pse Serbia është e përkushtuar ndaj dialogut.

“Hapja e urës kërcënon drejtpërdrejtë sigurinë dhe mbijetesën e serbëve në Mitrovicën e Veriut”, tha Vuçeviç.

Kryeministri serb u bëri thirrje të gjitha vendeve të Kuintit të mos e lejojnë këtë.  

“KFOR-i le të përmbushë misionin e tij. Duke konsideruar deklaratat e komandantit të KFOR dhe nga ajo që më ka përcjellë shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë serbe, vlerësoj se misioni i NATO-s nuk do të jetë i butë dhe nuk do të lejojë hapjen e urës”, deklaroi Vuçeviç.

6 Komente

  1. N
    Noci

    Ajo ure kur u ndertuar u be per te gjithe,perse duhet t'u sherbejne vetem serbeve.Me siguri ka ndonje problem strategjik,qe u sherbeni serbeve ne ndonje konflikt.Aji ure ne kete forme me mire t'a shkaterroje.Çfare pune ka shteti serb ne nje shtet tjeter per nje ure qe nuk eshte prone e saja dhe prishja bisedimet kur ajo eshte nje problem lokal

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shkodrani

      Putana e vogel e Ballkanit!!

      Përgjigjjuni
      1. K
        Koha

        Cdo legje te shkjaut e gjen te pinlikuar ne mediat e Shqiperise. Su ka mundesi?

        Përgjigjjuni
        1. C
          Cudia

          Hapja e ures do te ishte Kosova e vertete. Albini si koqe qe eshte do te ishte mire ta bente kete gje ne menyre te kordinuar me perendimin dhe jo duke u zgjuar ne mengjes e duke mare vendime.

          Përgjigjjuni
          1. F
            Flamur Struga

            O i cmendur,behet fjale per Uren e cila ndodhet ne Republiken e Kosoves,mbi lumin Iber,i cili eshte gjithashtu ne Republiken e Kosoves.Dinakeria e terbuar qe i karakterizon armiqet tane shekullor,eshte e pa imagjinuar,ne shqiptaret ,serbet kombesit tjera qe jetojne ne ate pjese te Kosoves,e mirepresin me padurim ,qe Ura te behet e perdorur nga te gjithe ata,per te miren e atyre.Po behen pengesa po behen qesharak hienat rusoserbe,por nje gje duhet kuptuar se: ajo Ure ne nje dite te shpejte do hapet ,por per ju bisha cdo gje eshte pengese.Kot e keni.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Aron

              Dialog, cfare dialogu, Serbia nuk e njeh Kosoven dhe as ka per ta njohur.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje