Vulin: Serbia nuk do të sanksionojë Rusinë, krenar që s’jemi pjesë e histerisë së antiMoskës

15 Gusht 2024, 12:05Rajoni TEMA
Vulin: Serbia nuk do të sanksionojë Rusinë, krenar që

''Serbia është krenare që nuk është pjesë e 'histerisë antiruse'''. Kështu i tha zëvendëskryeministri Aleksandër Vulin, ministrit të Punëve të Jashtme në Moskë, Sergei Lavrov, gjatë një takimi të zhvilluar me të në Rusi.

Vulin, prorus i deklaruar dhe i sanksionuar nga SHBA, siguroi aleatin e tij se Beogradi nuk do të bëhet pjesë e sanksioneve kundër Kremlinit.

Në një njoftim të qeverisë serbe thuhet se të dy zyrtarët u pajtuan se bashkëpunimi dypalësh ndërmjet Serbisë dhe Rusisë është shumë i mirë dhe se po zhvillohet në të gjitha nivelet, para së gjithash falë marrëdhënieve miqësore dhe të përzemërta mes presidentit serb Aleksandar Vuçiç dhe atij rus Vladimir Putin.

Zv/kryeministri Vulin “i shprehu gjithashtu mirënjohjen Rusisë dhe ministrit Lavrov, siç thuhet, për qëndrimin parimor për integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë dhe për mbështetjen e tyre vetëmohuese në luftën e popullit serb kundër rezolutës për Srebrenicën.

Vizita e zëvendëskryeministrit serb Vulin në Rusi është e dyta që kur ai u emërua në këtë post në pranverën e këtij viti.

 

3 Komente

  1. V
    Vulin kokqepa

    Futi ne EU keta pastaj tu degjosh kengen si puna e atij bulldogut hungarez ...

    Përgjigjjuni
    1. E
      Erdogan

      Me thuaj nje shtet zotrote me comentin Vulin "kokqepa" qe merr guximin ta quaj Genocide krimin e Israelit kunder pooullsise vendase Palestineze. Turqia eshte vegel e Mosadit ndryshe nuk do kishte mundesi te pushtonte as pjesen perendimore te Saj ne Dardanele as Qipron. Perrallat me Abraham dhe David jane aresyeja perse kjo Evrope eshte katandisur si mos me keq. Krishterimi i ka duart me gjak dhe nuk ka lidhje me Historine dhe Identitetin Greko-Ilyre te Evropit. Evropa eshte vegel e Natos dhe sa te jete kjo situate Kombi Greko-Ilyre nuk ka per te pare nje dite te bardhe. Kjo eshte aresyeja perse Fuqite e Medha Imperialiste krijuan nje Pashallek turk te quajture Albania ne dem te Epirit,Ilyrise dhe Kombit Greke.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tom

        Kujdes se po I afrohen Moskes Ukrainasit...po te kapin gjalle

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje