Të pakënaqur nga shërbimi, turistët godasin taksistin në Athinë

14 Gusht 2024, 12:35Rajoni TEMA
Të pakënaqur nga shërbimi, turistët godasin taksistin

Një sherr banal mes disa turistëve të pakënaqur dhe një taksisti ka vënë në alarm policinë greke.


Të habitur kalimtarët që kalonin në rrugën ” Leoforos Vasilisis Sofias” rreth mesnatës, panë turistët e egërsuar të dhunojnë taksistin duke refuzuar të paguajnë. Madje tentuan disa herë t’i rrëmbejnë atij celularin dhe pajisjen e ‘gps’.

Mbas thirrjeve për ndihmë të taksistit ,kalimtarët njoftuan policinë e cila ndaloi pak me tej tre turistët agresorë të cilët u shoqëruan në drejtorinë e policisë së Atikës ku edhe ndaj tyre u ngritën akuza për dhunë dhe tentativë grabitje.

Taksisti i dhunuar u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja nxori në pah disa mangësi në sistemin publik të transportit grek dhe mënyrën e trajtimit të turistëve në Greqi.

3 Komente

  1. A
    Ana

    Pra cilat jane problemet dhe shkaqet e ketij agresioni nga turistat/banditet?

    Përgjigjjuni
    1. b
      biiiip

      sic duket taksisti mendoi te nxjerre rrogen e javes me ta ,jane esnafe per te vjedhur klientet por i hasi sharra ne gozhde.

      Përgjigjjuni
      1. T
        TurkuiSelanikut

        Dava jevgo grekesh

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje