Hovenier: Serbia kërkoi zyrtarisht nga Kosova bashkëpunim juridik që ta ndjek penalisht Radojiçiç-in

14 Gusht 2024, 09:25Rajoni TEMA
Hovenier: Serbia kërkoi zyrtarisht nga Kosova bashkëpunim juridik

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, u shpreh se në bazë të informacioneve që ai posedon, zyrtarët serbë kanë parashtruar kërkesë përmes kanaleve zyrtare autoriteteve kosovare për ndihmë juridike në rastin e sulmit terrorist të 24 shtatorit, përgjegjësin e të cilit e mori ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiç.

Siç ka shpjeguar Hovenier në një intervistë për Radio Evropën e Lirë kjo kërkesa përfshinë bashkëpunimin reciprok juridik kur në pyetje janë provat që i posedon Kosova në atë mënyrë që Serbia ta ndjek penalisht kryeterroristin Radojiçiç.

“Sa e di unë dhe zyrtarët serbë kanë folur për këtë, ata kanë parashtruar kërkesë zyrtare përmes kanaleve zyrtare për ndihmë juridike reciproke, që t’ju sigurohen provat që iu duhen për ta ndjekur penalisht z. Radoiçiq, të cilat i kanë autoritetet kosovare”, ka thënë ai.

Hovenier është shprehur optimist që Qeveria e Kosovës do të bashkëpunojë në këtë drejtim.

“Sërish, në baza politike, do të shpresoja që Qeveria e Kosovës t’i përgjigjet kësaj kërkese, sepse dëshironi që të siguroni që të ketë ndjekje penale dhe që z. Radoiçiq, si dhe të tjerët që ishin të përfshirë, të japin përgjegjësi për veprën e tyre kriminale”.

Hovenier ndër të tjera ka përsëritur qëndrimin e SHBA-ve për sa i përket sulmit terrorist të Banjës,

“Mendoj se Shtetet e Bashkuara kanë qenë mjaft të qarta lidhur me pritjet tona që të gjithë ata që kanë qenë të përfshirë në atë krim të tmerrshëm të japin llogari. Këtë e kemi thënë publikisht”.

 

2 Komente

  1. B
    Bato

    Vucic shpalli dite zie, amb. Hovenier na thenka se Serbia kerkoi bashkepunim juridik???!

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fatosi-kosove

      Si shqiptar ndihem i fyer me kete deklarate te ambasadorit amerikan sepse serbia ka prova te mjaftueshme ndaj radojqiqit bile edhe me shum seq ka vet ambasadori amerikan por edhe ambasadoret tjer dhe kosova i ka serbia sepse vet i ka pregaditur, dhe siq e din ambasadori amerikan serbia te gjithe kriminelet serb i ka dekoruar, avancuar ne pushtet dhe shperblyer pas çdo masakre ne kosove andaj si ka mundesi qe serbia e paska bindur ambasadorin amerikan se paska kerkuar prova qe ta denon radojqiqin dhe çenka njejt si te gjykohet ne kosove si ne serbi, fyerje ndaj kosoves dhe perdhunim shtetsise eshte kjo deklarate ose zbulim i te vertetes se kosova nuk eshte shtet i kompletuar andaj shqiptaret akoma edhe sot gjykohen me ligje te serbise, bile edhe ish presidenti Thaqi dhe te tjeret ne hage po gjykohen me ligje te serbise, andaj kjo deklarate e ambasadorit eshte shume e çarte se kosova ska asnje pushtet juridik, siq e deshmon edhe ne shum raste kur gjykohet nje shqiptar çofte edhe per nje statut ne rrjete sociale 15 deri 25 vite burg se po te kete vra nje serb sepaku 48 vjet kurse kur vrases eshte nje serb ndryshon çdo gje, siq po ndodh, ai milici bajrioviqi per 13 veta te masakruar 12 vite burg,apo gani geci per vrasjen e Shaqir Shaqirit 2 jave burg sepse u hetua ne serbi do te thot ambasadori amerikan, siq po vazhdon shum shpejt ato rrefimet e ish te burgosurve politik per udbashet ne tv Dukagjini do tna duken lule nga ato qe na presin.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje