Vuçiç: Bordi i Paqes e ka ndarë Evropën

22 Janar 2026, 18:30Rajoni TEMA
Vuçiç: Bordi i Paqes e ka ndarë Evropën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se Bordi i Paqes, i cili u iniciua të enjten në Davos, para së gjithash e ka ndarë edhe më tej Evropën dhe se e ardhmja nuk do të jetë e lehtë.

“Ky Bord i Paqes, para së gjithash, e ka ndarë edhe më shumë Evropën. Vendet e BE-së ose nuk marrin pjesë, ose ende nuk janë deklaruar për këtë çështje. E ardhmja nuk do të jetë e thjeshtë”, theksoi Vuçiç në një deklaratë për gazetarët në Davos.

I pyetur se çfarë do të thotë ky Bord për botën, ai tha se ende nuk është plotësisht i sigurt.

“Disa thonë se është një organizatë paralele me Kombet e Bashkuara. Nuk jam i sigurt dhe nuk mendoj se kjo është e mundur në mënyrë të thjeshtë. Kina vetëm ka konstatuar se ka marrë ftesë, ndërsa Franca, Gjermania dhe Italia nuk marrin pjesë. Do të shohim edhe se cilat do të jenë detyrat e Bordit”, theksoi Vuçiç.

Bordi i Paqes, të cilin presidenti amerikan, Donald Trump, do ta drejtojë për një periudhë të pacaktuar, ishte konceptuar fillimisht për rindërtimin e Gazës pas luftës dyvjeçare midis Izraelit dhe militantëve palestineze, por misioni i tij është zgjeruar për të adresuar edhe konflikte të tjera globale. Disa aleatë tradicionalë të Shteteve të Bashkuara në Evropë kanë hezituar t’i bashkohen Bordit të Paqes, përjashtuar Kosovën dhe Shqipërinë.


Asnjë prej katër anëtarëve të tjerë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit nuk kanë pranuar ende ftesën për t’u bërë pjesë e Bordit të Paqes, një strukturë e re ndërkombëtare që shumë druajnë se mund të zbehë rolin e Kombeve të Bashkuara.

6 Komente

  1. V
    Vlora

    Inat te kam , por me duhet te ta jap hakun.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tarrasi

      Fute ne sume hakun dhe patllakun!

      Përgjigjjuni
    2. E
      E humbet Kosoven tash o Vucic

      Vucic po e kupton se po iken Kosova nga Serbia perfundimisht! Amerika do ta bashkoje ate me Shqiperine dhe do ta siguroje mos-sulmimin nga Serbia te shtetit Shqiptar ku Kosova do jete pjese. Kuptohet se Kurti do largohet per te jetuar ne Beograd, sepse nuk do kete asnje shans qe te kundershtoje Ameriken. LVV nuk eshte me shumice, prandaj nuk mund ta pengoje bashkimin kombetar!

      Përgjigjjuni
      1. A
        Arsimtari

        Evropa gjithmone i ka shitur interesat shqiptare per nje miqesi me Rusine dhe Serbine! E lus Zotin dhe Trumpin,t'i bashkoje shqiptaret ne nje shtet ne Ballkan!

        Përgjigjjuni
        1. F
          Flamur Struga

          Pa as me te voglin dyshim se : kjo europe eshte nen direktivat rusoserbe,aty ku egziston kjo rryme miqesi,eshte kunder paqes ,lirive te njerezimit.Europa kurr nuk e ka zhjedhur nje problem madhor ne favor te kombit qe eshte i okupuar,ndaj te cilit eshte ushtruar gjenocid shfarosje ...Europa eshte me dy fetyra,Franca ,Spanja ,Greku jane pjella te aneksimeve ,ndikimi i ketyre edhe tek shume shtete te tjera e ka ber SHBA te reflektoj dhe te krijoi besim te pa tundur.Besnikeria pos tek kombi yne ,nuk egziston tek te tjeret,prandaj edhe gjerat do pesojne nje rrotacion te thelle..

          Përgjigjjuni
          1. E
            E VERTETA

            Respekt..keshtu Deklarojne njerezit Real....eshte me se e vertet ajo qe thoni..

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje