Në Kosovë ftesë për Osmanin, në Shqipëri për Ramën: Pse Trump po e anashkalon Kurtin për Bordin e Paqes?

21 Janar 2026, 15:55Rajoni TEMA
Në Kosovë ftesë për Osmanin, në Shqipëri për

Pas Shqipërisë, edhe Kosova sot ka marrë ftesë nga presidenti amerikan Donald Trump që të jetë pjesë e Bordit të Paqes si anëtare themeluese.

Kjo ftesë është dërguar në nivele të ndryshme të hierarkisë shtetërore në Shqipëri dhe Kosovë.

Derisa në Shqipëri ftesa i është adresuar kryeministrit Edi Rama, në Kosovë ajo i ka shkuar presidentes Vjosa Osmani.

Në këtë mënyrë, është anashkaluar kryeministri në detyrë Albin Kurti, i cili gjatë pesë viteve të qeverisjes së tij ka qenë vazhdimisht objekt kritikash për dëmtim të raporteve të Kosovës me SHBA-të.

Edhe pse Kurti në zgjedhjet e 28 dhjetorit mori 51 për qind të votave, ai megjithatë është injoruar nga presidenti amerikan Donald Trump.

Shefja e shtetit, Vjosa Osmani, është shprehur e nderuar me këtë ftesë.

Duke e prezantuar atë në rrjetet sociale, ajo ka shkruar se Kosova është aleate e palëkundur e ShBA-së.

Jam thellësisht e nderuar nga ftesa personale e Presidentit Trump për të përfaqësuar Republikën e Kosovës në Bordin e Paqes, si anëtare themeluese, krah për krah me SHBA-të në misionin për një botë më të sigurt.???????????????? Lidershipi i guximshëm nuk flet thjesht për paqe, ai e ndërton atë. Pikërisht këtë po e bën Presidenti Trump nëpërmjet kësaj iniciative historike. Ashtu si Amerika që solli paqe në Kosovë, sot Kosova qëndron si aleat i palëkundur i saj për ta çuar paqen më tej. Historia i mban mend ata që bëjnë hapa të guximshëm në ndërtimin e paqes - dhe ne jemi gati”, ka shkruar Osmani.

Për këtë ftesë, Osmani është uruar edhe nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili një ftesë të tillë nga Trump e ka marrë para disa dite.

Ai ka bërë me dije se ky është një gjest tejet domethënës i presidentit amerikan ndaj Kosovës.

Në llogarinë X, ai ka shkruar se ky gjest forcon më tej marrëdhënien e Amerikës me popullin shqiptar, por që edhe jep një sinjal domethënës për sigurinë e përkatësinë e Kosovës.

Urime zonja Presidente, e dashur Vjosa, për marrjen e ftesës për t’u bërë pjesë e Bordit të Paqes, një gjest tejet domethënës i Presidentit Trump ndaj Kosovës, që forcon më tej marrëdhënien e Amerikës mike me popullin shqiptar, por që edhe jep një sinjal domethënës për sigurinë e përkatësinë e Kosovës në hapësirën e interesit të gjerë amerikan në botë???????????????????? Edhe njëherë urime dhe dua të besoj se faktorët politikë të Kosovës, do ta çmojnë këtë dorë të shtrirë nga Presidenti i SHBA, si një gjest që nuk është aspak pa lidhje edhe me respektin për ty personalisht e për rolin tënd ndërkombëtarisht”, ka shkruar Rama.

Msodergimi i një ftese të tillë për kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, i cili më 28 dhjetor i ka fituar 51 për qind të votave po shihet në mënyrë të çuditshme.

Analisti politik Ermal Mulosmani ka ironizuar me një gjë të tillë.

Zoti Trump paska ngaterruar adresen ne Kosove, i paska derguar ftese Presidentes Osmani. Njeriu me i fuqishem politikisht, i sapokonfirmuar nga votat e gjithe kosovareve eshte Albin Kurti”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”.

Krijimi i Bordit të Paqes si mekanizëm për të administruar Gazën është një nga çështjet kryesore që po diskutohet në politikën ndërkombëtare.

Bordi i Paqes po konsiderohet si një organizatë ndërkombëtare që synon të promovojë stabilitetin, të rikthejë qeverisjen e besueshme dhe ligjore dhe të sigurojë paqe të qëndrueshme në zona të prekura ose të kërcënuara nga konflikti.

Sipas aaj që është bërë e ditur deri me tani Bordi i Paqes do të ndërmarrë funksione të ndërtimit të paqes në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe sipas miratimit të dhënë në përputhje me këtë Kartë, përfshirë zhvillimin dhe shpërndarjen e praktikave më të mira që mund të zbatohen nga të gjitha shtetet dhe komunitetet që kërkojnë paqe.

30 Komente

  1. K
    Komentuesi

    SEPSE KURTI , ME E PAKTA I SHERBEN GRINDJEVE NE MES TE SHQIPETAREVE ORTODOKSE, TE QUAJTUR SERBE DHE ATYRE TE QUAJTUR SHQIPETARE DUKE I SHERBYER KLANIT SERB LUFTEDASHES E MOSKES ........ DHE ME E SHUMTA ESHTE NJE UDBASH I SERBISE

    Përgjigjjuni
    1. E
      Ey

      Vdiqa!

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kurti eshte antiperendimor

        Plotesish drejt. Kurti eshte kunder Amerikes ndersa punon per Serbine e Rusine. Keshtu e vlereson Usa Kurtin ne fakt!

        Përgjigjjuni
        1. p
          pilo Lala

          Amerika njulet te bisedoj me Edi Ramen ne Shqiperi, dhe Vjosa Osmani ne Kosove. Kurti ka 2 vjet i abandonuar nga te gjitha tavolinat e bisedimeve. Ky votim nuk e ndryshon qendrimin e Amerikes.

          Përgjigjjuni
        2. T
          Teme

          Kurtit ti vini anash. Kurti fle rehat.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shvejk

            A Teme Teme shejtan ke fjet me Kurtin eee

            Përgjigjjuni
          2. C
            Castriotas

            Po kurti ende eshte jo kryeminister. Nese do te ishte zgjedhur qeveria e re, do te ishte ftuar kurti!

            Përgjigjjuni
            1. B
              Ben

              Mbase se Shqiperia ka nje president kukull dhe pa legjitimitet?! Patjeter qe do ta ftonin Sulltanin.

              Përgjigjjuni
              1. D
                Drenica Legjendare

                KURTOVIÇI ËSHTË ANTI AMERIKAN DHE PRO SERBO RUS KURTOVIÇI ËSHTË FAQJA E ZEZË E SHQIPTARISË DHE MASHTRUSI MË I MADH NË RRUZULLIN TOKSOR TE KËTI SHEKULLI

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Aron

                  Qysh do t'ia bejne tani keta tenexherte qe thane se nuk ia kishte derguar personalisht Edi Rames ftesen, por shtetit. Duket qarte sipas ftesave qe kane bere nje analizim te mire me ke duan te komunikojne si koka te shteteve te cilat i ftojne.

                  Përgjigjjuni
                  1. i
                    indinjata

                    Ore heshtja eshte me dinjitoze se perseritja ne çdo vit perkujtimor per taljen qe bene çdrejtesi qe urdherat vzhdon dhe i merr nga padronet e Sali Berishes per mos ndeshkim te tij per kete ngjarrje makaber shteterore dhe individuali kriminel Sali Berisha.Ky eshte montuar ne vitet 90 per te vrare,djegur vjeshur e tjetersuar Shqiperine bga CIA e te derguarit e saj ne Beograd. Ja perse ne krye te drjetesise gjithnje vendosen veriore duke u betuat per mosndeshkim te ketij perbindeshi qe akoma ha jete njerezish edhe pse dhembet i kane rene. Ndaj heshtja eshte me dinjitoze se sa keto shkrime bajate te pervitshme kur dihet qe Sali Berisha ka imunitet deri ne ngordhjen e tij si perbindesh qe ha njerez prej 35 vitesh.

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Kaq

                      Per te gjithë ju debila! Nuk anashkaloi kurtin! Anashkaloi Bajram Begajn!

                      Përgjigjjuni
                      1. k
                        kureshtari

                        Nuk e di sa gazetarë e analista do të bëhen për ujë,pse thirja i ka shkuar Z-nj Vjosa.

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Albion

                          Kurti eshte km ne detyre dhe nuk eshte zgjedhur ende nga Kuvendi. Ndersa Osmani eshte presidente e zgjedhur. Nderkohe qe presidenti i Kosoves , ndryshe nga kukullat e Shqiperise eshte me aktive, por mbulon edhe diplomacine

                          Përgjigjjuni
                          1. D
                            Dardan

                            Për Kurtin shërbimet amerikane por edhe europiane i kanë të dhënat se kujt i shërben.Kosovarët janë popull pa intelekt dhe dhe me intelegjencë nën mesatare.Kosova është i vetmi vend në historin botërore ,që ato që e qliruan i bënë kriminel dhe i urren dhe tradhëtarët hero!

                            Përgjigjjuni
                          2. F
                            Foni

                            Mendoj në thellësi të shpirtit, ndonse bënë çdo gjë për t'a fshehur, Kurti duhet të frymëzohet nga forma e sotme kineze e drejtimit të shtetit, për model ai duhet të ketë presidentin kinez Xi Jinping. Është një kombinim midis kapitalizmit ekonomik dhe drejtimit rreptësisht të kontrolluar shtetëror ndaj çdo shkelje dhe abuzimi. Përndryshe, Rama ka dhënë prova të qarta për mënyrën se si duhen vënë në efiçencë burime financiare që vijnë nga errësira joligjore. Gaza kërkon burime financiare urgjente për ndryshim të menjëhershëm të gjëndjes, ajo nuk ka kohë të pres parlamentet e shteteve për aprovimin e ndihmave. Ndaj dhe Zoti Rama po e bënë në mënyrë të përshpejtuar kalimin në parlament të pjesmarrjes së Shqipërisë në bordin e paqes. Më pas, pasi të ketë marrë aprovimin nga parlamenti, di Rama pastaj se ku i gjen fondet. Por me Kurtin puna ndryshon, të ftosh atë është njëlloj sikur, t'a zëmë, të pranohet në një bandë pjesëmarrjen e një agjenti policie. Kjo besoj është arsyeja pse Rama merret në konsideratë dhe Kurti jo. Sa për Osmanin, ajo ftohet thjesht për të mos patur karrige bosh në sallën ku do mbahen takimet.

                            Përgjigjjuni
                            1. K
                              Kosovari realist

                              Ka disa qe duan ta ulin personalitetin e Kurtit, por e kane me kot. Zgjedhjet e fundit treguan se ai eshte me patrioti ne Ballkan. Ne lidhje me ftesen e Trampit ajo i sherben pushtimit te nje vendi tjeter, dhe nuk i intereson fare Kurtit. Gjithashtu Kurti nuk eshte zgjedhur ende Kryeminister se nuk jane certifikuar akoma zgjedhjet. Se fundi Kurti nuk eshte servil dhe nuk u lepihet kurre me te medhenjve dhe me te forteve, por ruan dinjitetin e popullit te vet.

                              Përgjigjjuni
                              1. Y
                                Yp Xhixhi

                                Edhe une or Kosovari realist jam dakort me ty, por nuk kam kuptuar akoma ne se Kurti eshte patriot dardanas, apo patriot shqiptar. Ndoshta eshte patriot karrrdanas si Saliu yne....

                                Përgjigjjuni
                              2. p
                                pjeter

                                Gjithsesi duhet pare me shume venendje cilet jane ata qe kane refuzuar kete ftesen e paqes se Trumpit, dy ne vecanti, Franca e Italia, zyrtarisht kane refuzuar ftes.Arsyeja kryesore duket se eshte qe Trump ka ftuar edhe Putin!!

                                Përgjigjjuni
                                1. e
                                  erdogan

                                  Mesa di une, akoma nuk eshte mandatuar kryeministri dhe qeveria e re mbas perfundimit te zgjedhjeve politike kombetare. Apo jo?

                                  Përgjigjjuni
                                  1. p
                                    petrit

                                    sepse kurti cliroi mitrovicen prandaj Trump nuk e ka ftuar hahahahahahahahah

                                    Përgjigjjuni
                                    1. H
                                      Hakiu

                                      Sa me shume ta ofendoni,kercnoni,sabotoni,ti beni nerskamska,Albin Baba,eshte me i dashur dhe me i bashkuar me popull.Po harroni Albin Baba eshte njishi ne Kosove,fitus apsolut i zgjedhjeve,kot e keni asgje nuk e dobson jeni ka rreni fund e kry e keni nga inati dhe gjelozia.Albini eshte truri i kombit,po i del zot vendit edhe pse po sabotohet nga proserbet,opozita dhe shoqatat e blera e thiren nen emblemen e UÇK-se.Albin Kurti,eshte krenaria e Kosoves,fati dhe shpresa jone,forca dhe zhvillimi,besimi per te ardhemen tone,nderi dhe bureria,atdhetar dhe patriot.Lufton te keqen brenda kombit me sjellje,qendrime,bindje,argumente me te mira e bindese dhe i pa kompromis me mashtrues e me trathetin.Kot e keni nerskamsat nuk kane me funksionu,Albini eshte APOSTULL I SHQIPTARIS.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. F
                                        Fatosi-kosove

                                        Per ty zotni hakiu,kam bindjen se ti je vet qosiqi i serbise ose i merr shkrimet e tij kruminale kunder shqiptareve dhe i plason ne çdo shkarravitje qe ti ban, qosiqi-ti keshtu keni shkruar çdo her me lavde per serbosllavet e urrejtje per shqiptaret e evqmas shqiperine andaj ti ban mir te shfaqesh me emrin e vertet sepse edhe ashtu e deshmon se ke shpirtin e prishur komplet serbosllav.

                                        Përgjigjjuni
                                      2. N
                                        Nesti

                                        Ka anashkaluar “SHEQER JAM VETE”

                                        Përgjigjjuni
                                        1. U
                                          Une

                                          Pra, me shume se ja kane cuar asaj ate Ftese, nuk ja kane cuar atij!!..........

                                          Përgjigjjuni
                                          1. F
                                            Flakadani

                                            Së shpejti ndjekësit e Kurtit ose bashkëmendimtaret e tij do e marrin pushtetin edhe në Shqipëri nëse ky popull nuk është i gatçëm të futet nën protektoratin e Serbisë ku po e qon Edi Rama.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. K
                                              Kryeministri Blendi Gonxhja

                                              Sepse Kosova ka President te zgjedhur me vote direkte te sovranit ndersa ne kemi pupacer te Qeverive. E thjeshte! Mjaft me idiotesite e serbeve Baton Haxhiu dhe te Princ Kafe AbcNews.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. T
                                                Turi

                                                Ne nje vend ku drejtesine e bejne te huajt dhe ka politikane te koruptuar dhe te pa denuar nga drejtesia kuptohet thjeshte qe politika e atij vendi eshte ne sherbim Jo te popullit por te te huajve. Te huajte perfitojne nga ai vend ndersa populli i leckosur shikon te huajt nese mund te perfitojne ndonje lemoshe. Ndersa elitat e vendit behen sikur i dine te gjitha sepse kane ca diploma e doktoratura mediokre

                                                Përgjigjjuni
                                                1. X
                                                  Xy

                                                  Ju ne shqiperi kurre nuk do te keni drite te plot lirie dhe shteti per Tu mburrur deri SA mos te keni me krye shteti Albin Kurtin ose dhashte zoti nje te ngjashem....keshtu si jeni do te keni kryeministra e kryetare si Sali Berishoviqit me mission Serb QE ta mbaj shqiperine ne nivel me Afganistanin dhe Edi Ramen QE shqiperia te jet ne nivel Turqise apo me mire te themi Kolumbise....merrnin me mend kush UA Ka udheheq shtetin hejjj Sali Berishoviqit dhe Ilir Meta....hahaha e ju me dhane komente per Albin Kurtin QE bota mburret me te.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. I
                                                    Illyrian

                                                    Është shumë më e thjesht, amerikanet zbatojnë ligjin! Kurti është akoma në detyrë akoma nuk ka kaluar në parlament! Thjesht kaq!

                                                    Përgjigjjuni

                                                    Lini një Përgjigje