Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka bërë thirrje të enjten gjatë një takimi të jashtëzakonshme të Qeverisë serbe për formimin e një ekipi për ta kundërshtuar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Në takimin në Beograd, ku mori pjesë edhe kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, Vuçiq u kërkoi të pranishmëve të luftojnë më shumë në politikën e jashtme, përmes bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë, Parlamentit dhe Presidencës.
“Ne kemi detyra të vështira dhe të rëndësishme, dhe do të kërkoja nga të gjithë anëtarët e Qeverisë, pavarësisht se çfarë funksionesh do të kryejnë pas formimit të qeverisë së re, të punojnë me përkushtim në kryerjen e këtyre detyrave”, tha Vuçiç.
Vuçiç tha se janë disa “gjëra të rëndësishme” për të cilat duhet të pajtohen, pa marrë parasysh se brenda një kohe të shkurtër do të formohet Qeveria e re e Serbisë.
Ai tha se Serbia përballet me sfida të vështira, duke përmendur dialogun me Kosovën, si dhe mundësinë e pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Ai kërkoi nga Qeveria ta formojë një ekip dhe t’ua dërgojë të gjithëve një dokument joformal, në të cilin do të paraqitet qëndrimi i Serbisë për anëtarësimin e mundshëm të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Kosova synon të anëtarësohet në Këshillin e Evropës në muajt në vijim, pasi javën e kaluar, Komiteti për Politikë dhe Demokraci i kësaj organizate e miratoi raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, i cili rekomandoi se ajo ika plotësuar kushtet për t’u bërë anëtare e plotë e Këshillit të Evropës.
Asambleja Parlamentare pritet të votojë për anëtarësimin e Kosovës në prill, dhe nëse ajo jep dritën jeshile, atëherë fjalën përfundimtare duhet ta japë Këshilli i Ministrave të Këshillit të Evropës në maj.
Vuçiq e pranoi, megjithatë, se “shanset tona janë minimale”. Ai ka kërkuar ndryshim në qasje dhe si argument kryesor kundër pranimit të Kosovës të përmendet se Prishtina nuk e ka themeluar Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe jo se “Kosova nuk është shtet”.
Ndërkohë, ai tha se kryetarja e Kuvendit të Serbisë duhet ta vazhdojë punën për zbatimin e rekomandimeve të ODIHR-it dhe diskutimet për kushtet e zgjedhjeve lokale në Beograd.
Ai tha se zgjedhjet nuk do të mbahen para 17 majit, pa përfunduar çështja e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Në takimin e jashtëzakonshëm ishin të pranishëm edhe pjesëtarë të sektorit të sigurisë, ushtrisë, policisë dhe drejtorë të ndërmarrjeve publike./REL
Te shikojme se si Alpini do e pershtati strategjine e tij kunder Vuciqit. Deri me tani Alpini ka bere nje pune madheshtore sepse perpjekjet e perendimit per njohjen e Kosoves nga Serbia, Alpini fillimisht i reduktoi ne reciprocitet dhe pastaj shtet. Taktikisht Alpini nuk donte te bisedonte fare me Vuciqin perderisa ai te kish te njejten qasje per problemet ndaj Kosoves e shprehur ne reciprocitetin e Alpinit: Serbia nuk na njeh ne dhe ne nuk kemi pse te njohim Serbine. Pra nuk kemi pse te bisedojme me te. Beri cberi Alpini dhe perfundimisht ja beri mendjen pordhe perendimit dhe Vuciqit, sepse as qe pordhi fare per shtetin e Kosoves, por shpiku shtetin e Dardadhise. Aplini eshte jo vetem gjenial por edhe i shpejte. Te shohim se si Alpini do e pershtasi strategjine e tij kunder Vuciqin ne kuader te konceptit se as Vuciqi nuk pjerth me per idene e shtetit te Kosoves. Deri tani Alpini me manovrat e tij e ka coroditur ne kulm Vuciqin dhe Vuciqi ne kuader te shtetit te Dardadhise ka mundesi qe te mos kerkoje fare me asociacion. Alpini di se cben. Ne duhet te degjojme!
Lexoni o njerez lexoniiiii.Vucua hedh ne sulm qyqanet,zuzaret,kolaboracionalistet ,aueeee sa e sa zagar mblidhen ,numri nuk u dihet ..Kur vucua do te japi alarmin per sulm te gjithe do drejtohen drejt asaj vrime qe i ka sjellur ne jete..ka ndonje qe mundet te hyj aty?them po se per zuzaret,gjakprishesit edhe bira e miut behet sa nje dere shpelle.E sa shume shpella e dyer do nevoiten,se ashtu i ka lindur ...dhe ashtu kane per te ngordhur.Ndersa,ata qe nenat shqiptare i lindin dhe i rrisin me ninulla : rritu biri i nenesooo bashk me rrezet e diellit oooo,se Nena jote eshte Shqiperia..rreze Dielli te sjell Liria.A kjo Liri qe rrenjet i ka ne gjak,sa e mire sa e ndershme qe eshte,per kete cdo pellembe e trojeve tona,eshte ujitur me gjak femie,burra gra pleq ,dhe ne popull mbeten te gjalle...Edhe sot qe 3/4 e kombit tone qe ndodhen te roberuar ,inspirohen nga heroizmi i te pareve tane.Njeri nga ata ,eshte IKONA me emrin Albin Kurti.Populli e perkrah ,populli i beson sepse ai per popullin ka lindur dhe eshte rritur,dhe tani,u prin ne balle.Ee tu befte jeta nje mije o Prijesi i kombit qe po lufton dhemb per dhembesh jo vetem me rusoserb,por edhe me zagaret e tyre qe jane ne teren.Kot e kane.Ti hyre si nje figure legjendare dhe do kujtohesh ne shekuj,ndersa "miqet = armiqet" do ngordhin si gjarperij.Te pacim Xhaxhi Albin ,ja ngrite moralin imazhin si nje besnik i vertete,mbare kombit tone.Te na rrojsh dhe te na prijsh ne cfare do situate qe do te na vi nga armiqet shekullor tradhetareve kolaboracionalisteve,.Rruga jone eshte Liria dhe bashkimi i trojeve tona.....