Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka reaguar në lidhje me lajmin se Interpol-i ka futur në sistemin e urdhër arrestit ndërkombëtar të gjithë personat e dyshuar që realizuan sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë efektivi Afrim Bunjaku.
Në një intervistë për median bullgare “Tv Prva”, Vuçiç ka thënë se shpallja e ish-nënkryetarit të Listës Serbe në veri të Kosovës Milan Radojçiç në kërkim ndërkombëtar është e pakuptimtë.
Presidenti serb ka shtuar se autoritetet serbe po bëjnë hetime lidhur me rastin në Banjskë në shtator të vitit të kaluar.
“Është shumë e çuditshme që Interpol-i lëshoi një urdhër për Milan Radojiçiç. Ai nuk është më as nënkryetar i Listës Serbe, por aleat i Vuçiçit. Është pothuajse si Antanta e Vogël, Antanta e Madhe, pra është aleat i Vuçiçit. Sepse ai është aleat i Vuçiçit, çdo gjë ju ka dështuar nëse nuk e keni sulmuar Vuçiçin”, ka thënë Vuçiç në TV Prva.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, thotë se ka marrë njoftim nga selia qendrore e Interpol se tashmë janë futur në sistemin e urdhër arrestit ndërkombëtar të gjithë personat e dyshuar që realizuan sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.
E çuditshme që Edi Rama të mban për mik!
shume e cuditcme eshte qe ska urdher arresti per ty o krimb i rusise .fytyre rjepur nga makiazhi per te fshehur ligesine tende do te digjesh ne zjarrin qe po ndez vete ti .haram shqiptarit qe kontriboj per te te krijuar ty .ne kembet tona do biesh shume shpejt .
shume e cuditcme eshte qe ska urdher arresti per ty o krimb i rusise .fytyre rjepur nga makiazhi per te fshehur ligesine tende do te digjesh ne zjarrin qe po ndez vete ti .haram shqiptarit qe kontriboj per te te krijuar ty .ne kembet tona do biesh shume shpejt .
E cudicme eshte qe Vucqi shpreh habi se Radojciqi, spiuni special i Vucqit qe mbante lidhje speciale me spiunin tjeter te kalibrit te lart nepermjet Kusarit, eshte futur ne listat e Interpolit. Kercenimet e Kurtit se do e bej Ballkanin mut, nuk po e ndihmojne Vuciqin ne planet e tij qe Kurti dhe Vuciqi ta shpallin Radojciqin Trim te bashkepunimit midis Kurtit dhe Vuciqit. Keta evropianet jane idjot qe shketerrojne lidhjet e fshehta te Kurtit dhe Vuciqit per te arritutr paqen ne Ballkan. Jo me kot Kurti eshte hapur kunderplaneve evropiane dhe Vuciqi pak me i moderuar kuner tyre. Te dy jane me planet e rusit. Vetem me ndihmen e rusit do qetesohej puna. Perendimi nuk di se cben. Te rroje sa malet Kurt Rrumpalla!
@I Ftjelluar Me vjen keq te te them se Vuciqi eshte me shume i merakosur se sa i habitur nga futja ne listat e interpolit te spiunit te tj te kalibrit te larte.A e kupton ti i Ftjelluari se po u kap nga Interpoli, Radojciqi do kendoje kenge heroike serbe te spiunazhit serbo-rus. Prandaj Vuciqi eshte i merakosur se mos humbet spiunin e tij personal te quajtur "baca i Kosoves", prodhuar nga burgu serb i NISHIT dhe bashke me te edhe Kosoven. Ndoshta do tregoje edhe metodat qe perdoren ne burgjet serbe per te perpunuar me "hekur te nxehte" materialin...
Interpidhi! Tani shpëtuam,tani e hëngrën serbët....