
Sipas presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, bazuar informacioneve të cilat i ka në terren deri më tani vetëm dy qytetarë serb nga Veriu i Kosovës janë pajtuar t’i konvertojnë targat e tyre ilegale në ato “RKS”.
E një gjë e tillë sipas Vuçiç, vërteton se sa i papërgjegjshëm dhe joserioz është vendimi i Prishtinës.
“Dy qytetarë janë pajtuar që të ndërrojnë targat. Njëri prej tyre punon në institucionet e Prishtinë, tjetri jo, pra jemi mirë”, ka thënë Vuçiç, raporton radio televizioni i Serbisë, RTS.
“Natyrisht që të gjithë presin në radhë për të mbështetur idetë e Kurtit”, ka shtuar ai me ironi.
Vuçiç më tej ka thënë se askush nuk i ka propozua asgjë Beogradit lidhur me zgjidhjen e mundshme të çështjes së Kosovës.
“Nëse dikush e bënë këtë pa Serbinë, do të doja të shihja si do ja dilnin”, ka shtuar ai.
Përgjigja e tij ka ardhur pasi njëri nga gazetarët ka pyetur se a është në dijeni se janë paralajmëruar shumë plane për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, siç është plani i Chaterine Ashton bazuar në modelin e dy Gjermanive.
“Askush nuk më ka ardhur me asnjë zgjidhje, askush nuk më përmendi Catherine Ashton’in apo planet e saja”, ka shtuar ai.
Ndryshe, serbët e Kosovës do të kenë dy muaj kohë, nisur nga 1 shtatori, për t’i konvertuar targat e tyre ilegale me akronime si KM, PZ, e të tjera, në ato RKS.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar vetë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një paraqitje para gazetarëve, ku ftoi të gjithë qytetarët serb ta shfrytëzojnë këtë mundësi, kështu duke u liruar edhe nga detyrimi i pagesës së TVSH-së, akcizës e doganës.
“Fushata për ndërrim të targave, nga ato që i ka lënë regjimi i Millosheviç’it e që secili pushtet i mëpasshëm i Serbisë i ka vazhduar, te ato legjitime të Republikës së Kosovës do të fillojë më 1 shtator dhe do të vazhdojë deri më 31 tetor”, ka thënë Kurti.
Në anën tjetër në Kosovë, pra në të gjithë Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve ka filluar procesi i konvertimit të targave ilegale me akronime “KM”, “PZ”, e të tjera, në ato “RKS”.
Kështu të paktën kishte bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme përmes një komunikate për media. Në të cilën thuhej se vetura e parë e cila ka konvertuar targat ilegale është regjistruar në Prizren.
“Qendrat kanë qenë të hapura në të gjitha komunat për qytetarët e interesuar për të marrë informacionet e nevojshme dhe në ditën e parë në Qendrën për Regjistrimin e Automjeteve në Prizren është bërë zëvendësimi i parë i targave në targa RKS”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Po pse ben luft me ta o Albin,veju gjoba po si paguan sekuestroja makinat,do shikosh sa shpejt do i ndrojn,