“S’ka përdhunim pa dëshirën e gruas”, deklarata e mitropolitit që shkaktoi “tërmet” në Greqi 

3 Shtator 2022, 12:49Rajoni TEMA

“S’ka përdhunim pa dëshirën e gruas”, deklarata

Indinjim dhe reagime të forta kanë shkaktuar në Greqi deklaratat e papranueshme dhe obskurantiste të mitropolitit të Dhodhonis, Chrysostomos, i cili i ftuar në një emision televiziv, ka pohuar se asnjë grua nuk përdhunohet pa dashur ajo vetë dhe se për të mbetur shtatzënë një femër duhet “të ketë edhe ajo pjesëmarrje”.

Deklarata e tij janë dënuar ashpër nga disa prej ministrave të qeverisë, midis të cilëve zëdhënësi i kabinetit Mitsotakis ka theksuar se: “Pozicioni i mitropolitit të Dhodhonit nuk shpreh as vlerat e shoqërisë sonë dhe as doktrinën e besimit tonë”.

Edhe përfaqësues të partive opozitare kanë shprehur indinjatën e tyre të thellë për deklaratat e tij, të cilat i quajtën të turpshme.


Në të njëjtën kohë, Sinodi i Shenjtë i Kishës Greke ka dënuar këto deklarata të papranueshme për një klerik, të cilat fyejnë njerëzit dhe veçanërisht gratë dhe viktimat e përdhunimit”. Në deklaratën për shtyp, Sinodi thekson se mitropoliti Chrisostomos ka folur në emisionin televiziv duke përfaqësuar veten dhe jo qëndrimet e Kishës dhe se deklaratat e tij për çështjen konkrete të përdhunimit, ndër të tjera, njollosin dhe i bëjnë të pavlera nismat thelbësore dhe punën e heshtur të Kishës së Greqisë që qëndron çdo ditë pranë grave të dhunuara për t’i mbështetur ato.

Ndërsa ende nuk ka asnjë reagim nga kleriku në fjalë, shtatë gra kanë ngritur në Gjykatën e Shkallës së Parë të Selanikut një padi bazuar në ligjin antiracist,  pas deklaratave të tij delirante për përdhunimet dhe abortet.

Në aktpadi midis të tjerash thuhet, “është barbare të abuzojnë mbi ty dy herë. Fjalët e tua janë me të këqija se vetë dhunimi”.

Deklaratat e  Mitropolitit të Dhodhonit ka shkaktuar një valë të gjerë zemërimi në të gjithë shoqërinë greke.

7 Komente

  1. S
    Sara

    nje rrace si ata hoxhallaret me mjekra cjapi e benevreke mbi kycet ekembeve

    Përgjigjjuni
    1. D
      Detari

      Nuk i ve faj . A e imagjinoni sa here mund te jete perdhunuar ai manastireve e kolegjeve fetare qe ka jetuar ? Tani i duket normale perdhunimi .

      Përgjigjjuni
      1. a
        anti25642654censurë

        si duket jo vetëm i ka pëlqyer përdhunimi,por e paska dëshëruar!! normalisht në vlersimin ediçkaje njeriu ka për etalon vetveten!! për të mbetur shatëzanë,nuk paska pasur dëshirë,prandaj nuk ka mbetur!! këtu i jap të drejtë!! gjeni(t)al është në mendimin e tij!!

        Përgjigjjuni
      2. r
        reti11

        ky i shkreti tha hapur ato qe kish degjuar tek "Sinodi i Shenjtë i Kishës Grrke". Ka qen tap, s'e mban mend kur i thane qe 'ca u fol ketu, mbetet ketu'!

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sevasti

          Krisi stena e Lili Dhonit .

          Përgjigjjuni
          1. D
            D.Didani

            Ka shume vajtje me deshire qe denoncohen perdhunime.....por ka perdhunime te mirefillta! Gruaja eshte seks delikat dhe mund te perdhunohet nga maniaket,nga hakmarresit,nga te dehurit,nga te droguarit,nga te pabeset,nga parallite,nga mafiozet,nga armiqte....bile edhe mijra perdhunime kane ndodhur edhe brenda familjes!!! IDIOT METROPOLIT!!!

            Përgjigjjuni
            1. a
              anti25642654censurë

              D.Didani si në çdo aspekt të jetës dhe në këtë rast ka mashtrime!!pora ato janë aq të pakta në krahasim me të vërtetën sa nuk ja vlen të përmëndet!! sa për"Ka shume vajtje me deshire qe denoncohen perdhunime.."që mendoj se flet për rastet kur femra bëhet pishman për fillimin ose vazhdimin e aktit seksual!? atëherë e ke gabim!! ky quhet përdhunim i pastër!! nuk është e thënë se nëse vjen një femër me ty,dhe kur ty të është ngritur,duhet ta shkrehësh tek ajo nëse ajo bëhet pishman,ose nuk i pëlqen!! nëse ti do ta ulësh patjetër tek ajo "femër që ka ardhur vetë tek ti"?!atëherë ti e përdhunon atë!! marrim rastin sikur ti nuk do në një rast të tillë,e femra do patjetër?? ajo të ketë fuqi më shumë se ti?? ajo të ketë një pistoletë në dorë dhe të të kërcënojë jetën?? nuk do të thoshe "më përdhunoi"?! pra megjithëse ti kishe shkuar vetë,por nuk pe atë që prisje të shije?? idiot prifti,por pak koqe je dhe ti!!

              Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje