
Ekrem Rexhepi, 26 vjeç, ra në prangat e policisë disa ditë më parë, nën akuzë se ishte një nga pesë autorët e përdhunimit të një 11-vjeçareje në Prishtinë.
Rexhepi së bashku me 4 persona të tjerë, 3 praj të cilëve minorenë, abuzuan seksualisht për reth 7 orë me të miturën, pasi e ngacmuan atë fillimisht në një park. Por kjo nuk është hera e parë që 26-vjeçari është në telashe me drejtësinë.
Mësohet se ai ka qenë i burgosur plot 7 herë më parë. Nga viti 2007 e deri në vitin 2022, është arrestuar shtatë herë. Zëdhënësi i SHKK-së, Florent Gashi, ka dhënë detaje për veprat për të cilat ka qenë në mbajtje Rexhepi dhe ditët që ka kaluar në burg.
Në vitin 2007, Rexhepi është mbajtur në Qendrën Korrektuese në Lipjan për katër ditë, për veprën penale “Aksident Trafiku”. Atje ishte kthyer sërish pas gjashtë vjetësh, por për një vepër tjetër. I riu ishte mbajtur në këtë qendër për 2 muaj e 29 ditë për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
Katër vite më vonë, ai ishte dërguar në mbajtje për veprën penale “Vjedhje Grabitqare”, ku kishte qëndruar 136 ditë.
“Ka qenë në Qendrën Korrektuese Lipjan nga data 12.07.2007 deri me 16.07.2007 për Veprën Aksident Trafiku dhe në këtë institucion ka qëndruar 4 ditë. Ka qenë në Qendrën Korrektuese Lipjan nga data 23.05.2013 deri me 21.08.2013 për Veprën Vjedhje e rëndë në tentative dhe në këtë institucion ka qëndruar 2 muaj e 29 ditë. Ka qenë në Qendrën Korrektuese Lipjan nga data 22.12.2017 deri me 07.05.2018 për Veprën Vjedhje Grabitqare dhe në këtë institucion ka qëndruar 136 ditë”, ka deklaruar Gashi.
Dy muaj pas lirimit, ai ishte dërguar sërish në mbajtje për të njëjtën vepër, ku ishte mbajtur 56 ditë.
Veprën penale “Vjedhje Grabitqare”, Rexhepi e kishte kryer sërish pas tre muajsh. Ishte dërguar sërish në Qendrën Korrektuese në Lipjan, ku kishte qëndruar 21 ditë.
Dy vjet pas lirimit, 26-vjeçari ishte kapur sërish duke vjedhur. Për këtë vepër, ai ishte mbajtur në paraburgim katër ditë në Prishtinë. Veprën e fundit penale, para dyshimit për dhunim, Rexhepi e ka kryer në janar të këtij viti.
Këtë herë, ai është akuzuar për vjedhje të pyllit, vepër për të cilën kishte qëndruar në Qendrën e Paraburgimit në Smrekonicë për 31 ditë.
nga portreti duket sikur ka dale nga kataloget e Lombrossos
E nderuar Sara, Ti ke të drejtë, por kjo është me e pakta. Cili gjykates e ka denuar kete person per here të dyte dhe të trete me nga dy ose tre muaj burg. Nuk dime - te qeshim apo të qajme me këtë histori. Ky është tallur me drejtesine, ndersa drejtesia është tallur me ate vajzen e vogël qe e ka lene pre e këtyre grabitqsreve të ndyre, qe nuk bejne pjesë ne racen njerezore. Këta duhet të ishin ne burg, ndersa ajo vajza e vogël duhet të ishte akoma e prekur nga dora e nje mashkulli, sic i taken moshes se saj të pafajshme. Por drejtesia e horrave i vuri kesaj vajzes se vogel pesë kriminele perballë,kur ata duhet të ishin ne pranga. Gjykatesin duhen hetuar per ato denime qesharake qe kane dhene gjithë keto vjet.
MOS KA ARDHUR KOHA PER TE APROVUAR LIGJIN PER TREDHJE (popullore) SI PER PERDHUNIM ASHTU DHE PER PEDOFILI
pse nuk shkruani qe eshte islamik taliban?
Tê ka ikur truni fare, o detar. Fe, fe dhe vetëm fe të është bêrê mëndja. Edhe ti je një taliban ortodoks. Të gjitha fetë janë njësoj, or tej. Me të mirat dhe të këqijat e tyre. Ka nevojê të të kujtoj inkuzicionin, kryqëzatat, kolonializmin me kryq dhe shpatë, san Bartelomeun, pedofilinë, Xhordano Brunon dhe Galileo Galilein etj etj?! Prandaj boll na çave trapin me budallalliqet e tua. Tê ka ik truri për lesh dhe nuk e kupton. Feja jote nuk të bên as më të mirê, as më të zgjuar dhe as më të bukur se të tjerêt. E kuptove o i lënë?!
Ska nevoje te ket ligj per tredhje, o Turemigr, direkt e ne tredhje pa as me te voglin hezitim, qe dhe kur te bej shurren te kete dhimbje, qelbesira.
Martesa është ilaçi duhur për këtë kategori psikopatësh.