Samiti i “Ballkanit të Hapur”, Vuçiç: Kemi marrëdhëniet më të mira në histori me Shqipërinë

2 Shtator 2022, 12:00Rajoni TEMA

Samiti  i “Ballkanit  të Hapur”, Vuçiç: Kemi

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç përgëzoi Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave me BE-në.

Në fjalimin e tij në konferencën e Samitit të Ballkanit të Hapur në Beograd, Vuçiç tha se se Serbia ka kontribuuar me aq sa është mundur për ecurinë e çeljes së negociatave për dy vendet.

Sakaq ai u shpreh optimist për arritjet dhe synimet e përbashkëta të vendeve që janë bërë pjesë e nismës së Ballkanit të Hapur.

Vuçiç theksoi se Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut kanë marrëdhëniet më të mira që kanë pasur ndonjëherë vendet në histori.

“Ky takim është i pari pas çeljes së negociatave së Shqipërisë dhe Maqedonisë dhe dua t’iu përgëzoj, besoj se aq sa mundi Serbia ndihmoi dhe shpresojmë të vazhdojmë të kontribuojmë. Të na japë mundësi të flasim në një zë në rajon. Ecuria që kemi ecur deri tani nuk është e vogël, jemi të kënaqur, më duket sikur do punojmë më shpejt e më fort. Krijimi i kontrolle të gjelbra të kontrolleve ushqimore, Qafë Thanë e Tabanicë, shkurtojnë orët në 15 minuta pra është pak më e lehtë të bëjmë biznes. 

Autoritet do të bëjnë përpjekje për të ulur kohët e pritjes në këto pika kufitare. Do të nënshkruajmë sot dokumente angazhime të së ardhmes. Marrëveshjen për Mekanizmin e Furnizimit të produkteve themelore mes Ballkanit perëndimor. Cili nga vendet tona merr vendim të ndalë eksportimet në kuadër të Ballkanit të Hapur, nëse e bën Serbia apo Shqipëria dhe Maqedonia nuk do ndikojë në vendet e tjera. 

Planet e mbrojtjen civile. Fondi i bashkëprodhimit, lëvizja me dokumente të identitetit është një tjetër gur kyç në thelb të kësaj nismë. Ftoj të gjithë të kuptojë rëndësinë e këtij projekti. Taskforca për parandalimin e krizës do të jetë i rëndësishëm, u bë në Tiranë, e dimë që do jetë i vështirë. Edhe ne s’jemi mirë por do të ndihmojmë. 

Jam i gëzuar sepse, tri vendet tona, kanë treguar se një eveniment kaq i rëndësishëm ka qenë i mundur të krijohet në nivelin e një klasi botëror. Kjo është bërë e mundur në mënyrën më të mirë mes vendeve tona. Lëvizja me dokument të identitetit është kurë kyç për Ballkanin Perëndimor. Marrëdhëniet tona midis tre vendeve janë në maksimumin e historisë (Shqipëria, Serbia, MV)”, tha Vuçiç.

5 Komente

  1. K
    Këshilltari Presidentit BEGAJ

    Në takime të tilla, do ishte mjaftueshëm Ambasadori yn te ata që të na përfajqsonte me takimin e tijë dhe jo sot në Austri, nesër në Slloveni dhe pasnesër në Beograd se është kryeministër dhe jo ministër i jashtëm siq e konsideron Bullgaria.

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hajduti i SUrrelit

      Prandaj armatoset deri ne dhembe ky Serbitch se ka maredhenie te mira me ne

      Përgjigjjuni
      1. N
        Niku

        Marredheniet me te mira me Shqiperine i kishit ne 1924 kur ndihmuat Zogun te vije ne pushtet. Tani keni thjesht marredhenie te mira.

        Përgjigjjuni
        1. G
          Genti

          Bravo Niku. Ne kohen e satrapit Zog Jugosllavia pati merrdheniet me te mira por jo me Shqiperine por me kopilin e Serbise Ahmet Zogollin qe per pushtet i shiti Shen Naumin dhe pjese te territoreve tona ne Alpet e Veriut. Shkurt nje tradheti e paster per hir te pushtetit te tij si uzrpator dhe si mbret i vetshpallur. Dhe me e keqja se ketij krimineli i eshte ngritur permendore ne mes te Kryeqytetit.Turp i patreguar. Tani duhet ti ngrene edhe nje permendore dajes se tij Esat Pashe Toptanit qe ti bejne mutin fare vendit.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Detari

            Me mire qe e moren sllavet se skiptaret do i kishin vene tritolin dhe do ndertonin xhami te madhe.

            Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje