Logoja e re e “Open Balkan”? Flamujt e Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë "shkrihen" në një në Beograd

1 Shtator 2022, 17:38Rajoni TEMA

Logoja e re e “Open Balkan”? Flamujt e Shqipërisë,

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ishte sot në Panairin e Verërave në Beograd, ku për herë të parë prodhuesit bëhen bashkë për të promovuar verërat e rajonit, krahas prodhuesve të mirënjohur.

Ne ceremoninë e hapjes së edicionit të parë të panairit morën pjesë liderët e Ballkanit Perëndimor, mes tyre presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, kryeministri i Maqedonisë se Veriut Dimitar Kovaçeski dhe kryeministri ne largim i Malit te Zi, Dritan Abazoviç.

Por ajo çka ra në sy në nisjet të panairit, ishte zbulimi i logos së re të “Open Balkan”, ose të paktën këtë të lë të kuptosh ajo çka shfaqet pas krahëve të Ramës, Vuçiç dhe Kovaçevskit.

Logo është e ndërtuar me gërmat O dhe B, që përfaqësojnë inicialet e “Open Balkan”, ndërsa në to janë "shkrirë" në një të vetëm flamujt e Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë.

Logoja u shfaqe në momentin kur tre liderët u ngjitën në podium për të bërë foton zyrtare të panairit.

 

4 Komente

  1. C
    Caku

    Tani qe kemi flamurin e perbashket do te zbrese paqja jo vetem ne Ballkan, por ne te gjithe boten: edhe ne Ukraine. Fitore!

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tironsi

      Na ngrenci mutin Caku,perpjekjet e fqinjeve per bashkepunim nuk Jan asnjehere te teperta,perkundrazi,po ti do jesh nje mut-muti i Saliut.

      Përgjigjjuni
      1. R
        Roberto

        Po te kuptonte me shume nuk do fliste ashtu o Tironco. Lere se keta lloj njerzish jane brumosur me mesimet e partise dhe xhaxhit Sali.

        Përgjigjjuni
      2. G
        Genti

        Nuk jane shkrire flamujt por akujt e ngrices historike. Jane shkrire kufijte e bashkpunimit,afrimit njohjes,pranimit,pajtimit dhe paqes mes vendeve dhe popujve tane. Do qe mire qe kesaj iniciative ti bashkoheshin Kosova,Bosnja dhe vendet perreth perfshire,Italine,Turqine,Greqine,Bullgarine,Rumanine,Kroacine,Sllovenine dhe Hungarine per te krijuar nje pol zhvillimi te qendrueshem ekonomik dhe turistik.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje