145 eurodeputë, letër Vuçiçit: Mbaj paradën e LGBTI+ në Beograd

1 Shtator 2022, 21:20Rajoni TEMA

145 eurodeputë, letër Vuçiçit: Mbaj paradën e

Në mes të krizës së energjisë, që përafron një krizë reale konsumi, 145 eurodeputetë të Parlamentit Europian, kanë gjetur kohën dhe vullnetin të firmosin një letër drejtuar presidentit serb Alexander Vuçiç dhe kryeministres Ana Brnabiç përmes së cilës kërkojnë që autoritetet të rishikojnë vendimin për anullimin EuroPride2022. 

Një paradë e organizuar nga homoseksualët dhe të ngjashmit e tyre nën akronimin LGBTI+ në arsyetimin se diskriminimi ndaj këtij komuniteti vazhdon në Ballkan dhe gjetiu.

"Si anëtarë të Parlamentit Europian ne jemi të angazhuar të luftojmë për barazinë në të gjitha format dhe në veçanti për barazinë e LGBTI…ne vlerësojmë thellësisht vullnetin politik që ka luajtur një rol në bashkëpunimin me orgaizatorët e EuroPride. Sot ne ju kërkojmë që të vijoni këtë bashkëpunim pozitiv dhe të mbështesni organizatorët në realizimin e marshimit të EuroPride", thuhet ndër të tjera në letër.

Deputetët i kujtojnë Serbisë detyrimet e Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe dokumentit të adoptuar nga Komiteti i Ministrave në Këshillin e Europës që përcakton ndër të tjera se: 

"Vendet anëtare duhet të sigurojnë se autoritetet e zbatimit të ligjit duhet të marrin masa të përshtatshme për mbrojtjen e pjesëmarrësve në demonstrime paqësore në favor të të drejtave të njeriut të lesbikeve, gay, biseksualëve dhe transgjinorëve nga çdo përpjekje përtë prishur në mënyrë të paligjshme…"

Jo vetëm kaq, por deputetët i kujtojnë Beogradit se ndalimi i një proteste përbën shkelje të Konventës duke kërkuar që parada të mbahet. Një kërkesë disi absurde ndaj një shteti, pasi nuk kemi parë angazhim të tillë për çështje me rëndësi për demokracinë dhe sundimin e ligjit. Mbetet për t’u pyetur mos vallë Serbia rrezikon sanksione nëse nuk mban këtë paradë!!!

4 Komente

  1. p
    perfect

    synimi i bastarteve e gjith bita gay kshuqe komandojm rehat seose sdo ket me protesta

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bardha

      A skane pune tjeter keta homot e europes apo u kane ngelur homot pa ba parade

      Përgjigjjuni
      1. K
        Këshilltari Presidentit BEGAJ

        Kryeministrja bernabic është lesbike, ndaj pa dyshim do mbahet në Beograd kjo festë vjetore.

        Përgjigjjuni
        1. r
          reti11

          Ore le t'a mbajne/bejne, qifshin njeri-tjetrin. Por jo si ne Gjermani, ku cdo shkrese zyrtare duhet te jete gender-correct! What the fuck! Duhet riformuluar gjithcka, se del ndonje homo e te hedh ne gjyq per diskriminim gjinor! O zot i madh! Idiotizmi s'njeh kufij. Me fat ato gjuhe qe s'kane gjini, psh. anglishtja, turqishtja.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje