Vuçiçi luan me disa porta: Dashuron Kinën, bërtet “rroftë Putini” dhe kërkon para nga BE

26 Shkurt 2024, 09:14Rajoni TEMA
Vuçiçi luan me disa porta: Dashuron Kinën, bërtet

Jo rastësisht, disa ditë para samitit të Bashkimit Europian për Ballkanin, që në fakt quhet plani i zhvillimit dhe më thjesht akoma ka të bëjë me paratë që Europa mendon të sjellë për vendet e rajonit, Vuçiçi publikisht luan në dy drejtime.

Protesta pro ruse dhe adhurimi i tij për liderin e Kinës, nuk janë krejt pa qelli. Me një kohë që dy samite bëhen në Tiranë, njëra për Ukrainën dhe tjetra për Ballkanin, lideri serb Vuçiç mendon si të bëjë presionin e tij të zakonshëm ndaj Perëndimit.

Me protestën pro ruse, ai u thotë liderëve të Perëndimit që po shtojnë forcat si për armatosjen e Ukrainës, por edhe me sanksionet ndaj Rusisë, se në fakt, ai e ka zgjedhur tashmë anën e kujt mban.

Nga ana tjetër, Vuçiçi kur vjen puna te paratë nuk përton që të kërkojë fonde po nga Bashkimi Europian edhe nga Kina dhe të dyja këto i bën kaq pranë njëra-tjetrës dhe kaq hapur.

Në politikën militare, ndërkohë, po si për të gënjyer Perëndimin, ai dërgon armë edhe në Ukrainë, teksa në Serbi të gjithë brohorasin rruftë Putini.

Mbetet të kuptohet nëse samitet e Tiranës, të dyja me temën e sigurisë dhe të ekonomisë, do të nxjerrin ndonjë vendim apo do të vijohet me po të njëjtën format, të gjithë bëjnë sikur nuk kuptojnë se çfarë bëjnë të gjithë!

3 Komente

  1. D
    Detari

    Nuk krahasohen patriotet serb me islamiket tane te pabese qe shesin gjithecka.

    Përgjigjjuni
    1. F
      Flamur Struga

      Nuk eshte fajtore arma,nga e cila del predha dhe vritet nje krijese...Se kush eshte serbia,qeveria e asaj ,sot die dhe para shume shekujve,tregojne faqet e historise.Kush lexon i kupton synimet djallezore rusoserbe,duhet te marri masa ndalimi.Po cfare ne fakt po ndodh me kete perbindesh kunder njerezimit,qe vet ata te fortet te medhejt jo vetem qe nuk ja presin hovin,perkundrazi edhe e ledhatojne.Ja kjo eshte politika e cila behet shkaktare per kaq masakra,tragjedia ne mbare njerezimin.Pamvaresisht se kolonizator,rusoserbet ne trojet e okupuara per popullaten autoktone thurin elaborate,debojne ,vrasin shkaterrojne po perpara syve te kesaj bote zuzare.Ne jete veprohet kur nje veprim sjell pasoja ,duhet te jesh edhe "lojtar" satelit ...keto veti plote djallezi rusoserbet i kane gjen te trasheguar.Ketu krimi dhe krimineli jane parimor jane ne rruge te Zotit dhe te ligjit,sepse ashtu e thote rregullorja e shekullit te 8-22,.Turp me te madh ne kete bote te mbushur me demone vrases ,nuk ka.I mjeri ai qe eshte i dobet dhe nuk e perballon armikun me mundesite e veta,flaka digjet ,plaka krihet ,sateliti me rusine kinen greqine francen,bejne kerdi....Turp per boten zuzare.

      Përgjigjjuni
      1. E
        Edi Rama

        Vučić e ka zemrën në Moskë, kuletën në Bruksel.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje