Konjufca: Serbia, gati të avancojë planet e Putinit për destabilizim

25 Shkurt 2024, 13:39Rajoni TEMA
Konjufca: Serbia, gati të avancojë planet e Putinit për

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, paralajmëroi se Serbia është e gatshme tashmë t`i avancojë planet e Vladimir Putinit për destabilitet e luftë në rajon.


Nisur nga dy vjetori i luftës në Ukrainë, ai thotë se Putin, ka angazhuar edhe satelitët e vet në Europë për të nxitur përçarje e konflikte, e Serbia është një prej tyre.

“Në këto dy vite, Rusia e Vladimir Putinit ka bërë çmos për ta pushtuar përfundimisht Ukrainën, duke mos ia dalë, por ka angazhuar edhe satelitët e saj në Europë për të mbjellë destabilitet, pasiguri, shpërqendrim, luftë dhe përçarje”, ka shkruar kryeparlamentari në Facebook, ndërsa përcjell edhe një herët mbështetjen e Kosovës për fitoren e Ukrainës.

“Me një Serbi të gatshme për t’ shtyrë planet e Putinit në rajonin tonë dhe Europë, mbështetja dhe angazhimi ynë për fitoren e Ukrainës bëhet edhe më kuptimplotë”, shton ai.

“Republika e Kosovës është krenare që angazhohet fuqishëm, pa mëdyshje dhe ambiguitet, në anën e drejtë të historisë, duke iu bashkuar asistencës dhe solidaritetit të botës demokratike ndaj Ukrainës, që ashtu si ne aspiron integrim në NATO dhe Bashkim Europian”, thuhet në mesazh.

5 Komente

  1. P
    Petrit

    Hahahah- keshtu rrini ne poshtet ju - duke rrejt popullin se gjoja Po e mbroni kosoven nga serbia, Kosoven e mbron USA se sa per ju …. Kujtoni 98-99 si Ja mbathet. Rregulloni rruget, spitale , veteranet, shkollat, punesimet.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Konjufca trim me flete, mik serb ne Prishtine

      Sa te jete Rusia dhe Serbia rrini rehat boll ju trutharet e VV me kurtin ne kry.

      Përgjigjjuni
      1. h
        hektor

        Ti dhe qevrra jote do te mbaheni mend per percarje te shqiptarise mor plere.

        Përgjigjjuni
        1. E
          Emigrant

          Meqe serbi eshte gati per luft Edhe ju te VV pregatituni per luft Dhe mos e beni gabimin e albinit qe ne 98 ten nuk mori armet por vetem llapte kundra marveshjeve te bere

          Përgjigjjuni
          1. B
            Boss

            Po keta idiotet e Kosoves i bie qe nuk e meritojne Pavarsine dhe te jene me Serbine sepse po mbrojne Ukrainen. UKRAINA ESHTE NDERTUAR ME 70 PERQIND TE TOKAVE ME TOKA RUSE. UKRAINA SHYYPTE RUSET DUKE JA HEQ TE GJITHA TE DREJTAT. Kosova ka qene Toke Shqiptare dhe shtypeshe nga Serbet. Situata eshte njeëëoj por ai mund te rreshtohesh me ukrainen kur Ukraina si ka njoh pavarsine Kosoves dhe i ka shit Arme dhe ka cuar ushtar ne Serbi dhe maqedoni kunder Shqiptareve? Me te vertet debila

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje