E rëndë në Greqi: Shqiptari shkon për të grabitur shtëpinë e një të reje dhe tenton ta përdhunojë

24 Shkurt 2024, 14:42Rajoni TEMA
E rëndë në Greqi: Shqiptari shkon për të grabitur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi. Një 30 vjeçar shqiptar ka hyrë në shtëpinë e një 28-vjeçareje dhe ka tentuar që ta përdhunojë. Shqiptari ka hyrë në shtëpinë e saj në Keratsini të Greqisë, në rrugën “Feron”.


Teksa ka parë 28 vjeçaren duke fjetur ka tentuar që ta përdhunojë nën kërcënimin e një thike që mbante në dorë, raportojnë mediat greke.

Pasi gruaja e ka parë hajdutin ajo është përleshur me të. 30 vjeçari e ka goditur në mënyrë të dhunshme dhe vajza është plagosur në duar nga thika e tij. Fatmirësisht ajo i ka rezistuar sulmit, pasi ka kafshuar agresorin dhe ia ka mbathur nga ai.

Ngjarja ka ndodhur në fund të janarit, por efektivët e policisë e kanë arrestuar autorin vetëm para dy ditësh, të enjten e 22 shkurtit.

Shqiptari ka qenë i dënuar edhe më përpara për tentativë përdhunimi dhe ishte nën masën “detyrim paraqitje”.

 

2 Komente

  1. F
    Fat man

    Kete shqiptar perdhunues, ata te dergesave te "bananeve" ne Shqiperi, ata qe jetojne ne Dubai dhe bajga te tjere me emer jane te mirepritur ne Kryeministri nga CEO Edvin Kristaq Rama dhe me pas ne Bashine e Tiranes per te marre nga lali Eri "Celsin e Qytetit" si qytekar nderi.

    Përgjigjjuni
    1. k
      katunar i nerum

      O ...Fat man-o po nuk mjaftojne "Celesat e Qytetit" se bohen shume konkurrent per qytekara nderi ,!!! Llogaritet treçereku i popullsise .....

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje