Ministri i Jashtëm serb: Nëse Vuçiç jep konfirmimin për njohjen e Kosovës, populli serb do të na mallkojë

23 Shkurt 2024, 19:47Rajoni TEMA
Ministri i Jashtëm serb: Nëse Vuçiç jep konfirmimin

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç në një intervistë për një media në Serbi ka folur rreth çështjes së Kosovës dhe mundësisë për njohjen e saj.

Daçiç u shpreh se SHBA dëshiron që Serbia të jetë partneri i saj kryesor në rajon, por për këtë kërkon njohjen e Kosovës.

Sipas tij Uashingtoni i ka kërkuar Beogradit të harrojë të kaluarën dhe të pranojë kushtet e ofruara.

Ai u shpreh se nëse Vuçiç do të jepte konfirmimin për njohjen e Kosovës dhe lejimin e saj në tryezën e OKB rrjedhimisht Serbia do të ishte shteti lider në rajon.

Megjithatë, nëse kjo ndodh, sipas tij populli serb do t’i “mallkonte”.

2 Komente

  1. a
    adi

    Mire ç’enka kurr mos ta njoh!!

    Përgjigjjuni
    1. F
      Flamur Struga

      Eshte nje kerkese shum e vjeter,deshire e ligjeshme e popullit shqipetar,qe trojet tona te jene te lira.Ky ugurzi,thuaj se nuk e di nuk ka ndigjuar per Gjergj Kastriotin,per beselidhjen e Lezhes,per Lidhjen shqiptare te Prizerenit (1878) qytet i cili eshte llogaritur mesi i Shqiperise....betejat sakrificat populli yne kurr nuk i ka ndaluar.Nuk e kupton ky zuzar se kur durimit po i vinte fundi,nji popull i tere ne Republiken e Kosoves u ngrit ne kembe para nje makinerie qe eshte voeresuar se : ka patur kapacitete per ta llogarirur Gjermanine nje peshk,Anglin ,nje peshk i madh...Por deshira sakrificat e veta populli shqiptar per te jetuar i lire dhe sovran,kurr nuk i largoj nga vetvehtja per nje Liri Pagaresi te plote.Qent e moskes kelyshet si dacici,vucici le te lehin ,koha punon per kombin tone,pamvaresisht me pengesa te shumta nga rusoserbet....Flamuri i fitores po jep rezultatet e veta,eshte nje ortek nje llave vullkanike qe nuk ka force qe e ndalon.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje