Javën e ardhshme diskutohet në Bruksel çështja e dinarit serb, por kryenegociatori i Kosovës paralajmëron, se nuk do të marrë pjesë në takim. Kosova po merr masa që çështja e dinarit të mos dëmtojë qytetarët serbë.
Nuk ka të ndalur presioni ndërkombëtar ndaj qeverisë së Kosovës që ta shtyjë zbatimin e rregullores së Bankës Qendrore, që përcakton Euron si valutën e vetme për pagesa në Kosovë, duke përjashtuar kështu dinarin e Serbisë. BQK nuk zmbrapset nga vendimi për zbatimin e rregullores, ndërsa qeveria e Kosovës, paralajmëroi se është duke e hartuar një plan dhjetë pikësh nëpërmjet të cilit synon të zbusë ndikimin që mund të ketë rregullorja tek qytetarët e komunitetit serb.
Kritika nga Kosova për takimin javën e ardhshme
Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi njëherësh edhe kryenegociator në dialog me Serbinë, tha se vendimi i BQK-së, nuk është i drejtuar kundër asnjë komuniteti, por vetëm synon rritjen e sigurisë së sistemit bankar dhe atij të pagesave në vend. “Ne jemi të vetëdijshëm që në afat të shkurtër zbatimi i kësaj mase mund të krijojë vështirësi për një pjesë të qytetarëve të cilët kanë marrë dhe vazhdojnë të marrin mbështetje financiare nga Republika e Serbisë. Banka Qendrore ka nxjerrë një varg aktivitetesh dhe masash me të cilat synon ta zbusë këtë ndikim e në ditët në vijim edhe qeveria e Republikës së Kosovës do të dalë me një listë prej dhjetë masave, me të cilat ne do të tregojmë se si do të kujdesemi që qytetarët të mos dëmtohen në këtë fazë kalimtare”, tha zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.
Bislimi kritikoi të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Miroslav Lajçak, i cili për javën e ardhshme ka caktuar një takim në Bruksel për të diskutuar për çështjen e dinarit, pa u dakorduar paraprakisht me Prishtinën zyrtare. “Është hera e parë që ai ka caktuar një takim pa dakordim paraprak me palët dhe është munduar edhe ta përcaktojë agjendën përkundër parimit që ai ka vendosur në vitin 2021 se asnjë temë nuk vendoset në agjendë pa dakordim të palëve”, tha Bislimi, duke paralajmëruar se ai nuk do të shkojë në këtë takim. “Ky nuk është takim ku duhet të shkojë kryenegociatori, sepse, çështja e dinarit nuk është pjesë e dialogut. Unë shkoj atëherë kur diskutohet për marrëveshjen bazike, kështu që do të shohim se kush mund të shkojë që të bisedojë për dinarin, por, që nuk do të jetë dikush nga ekipi i kryenegociatorit”, tha numri dy i qeverisë.
Lëvizje diplomatike në Kosovë lidhur me përplasjet për rregulloren e BQK-së
Për çështjen e zbatimit të rregullores së BQK-së, që e ndalon përdorimin e Dinarit të Serbisë në Kosovë, ambasadorët e Quint-tit i shkuan në zyrë të mërkurën pasdite edhe Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrit, Albin Kurti. Ky i fundit nuk njoftoi për takimin, ndërsa zyra e presidentes përmes një njoftimi me shkrim, tha se “ndonëse vendimi është kushtetues, suksesi në zbatimin e tij është i lidhur edhe me shkallën e bashkëpunimit me aleatët”. “Është me rëndësi që nuk po kërkohet që kjo rregullore të shfuqizohet, por, thjesht që të punohet në një plan tranzicioni për zbatim të saj, e cila merr parasysh edhe shqetësimet e të gjithë qytetarëve që mund të afektohen nga një vendim i tillë”, thuhet në njoftim.
Rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) sipas së cilës euroja është valuta e vetme që mund të përdoret për pagesa të gatshme në Kosovë, duke e përjashtuar kështu në mënyrë automatike përdorimin e dinarit hyri në fuqi më 1 shkurt pavarësisht thirrjeve të komunitetit ndërkombëtare që të shtyhet zbatimi i saj. Autoritetet e Beogradit thanë se zbatimi i rregullores po kërcënon mbijetesën e komunitetit serb në Kosovë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kritikuan ashpër për këtë çështje qeverinë e Kosovës duke vënë në pikëpyetje partneritetin me SHBA-në. /DW
Shum zhurme per asgje.Shtetet demokratike situaten ne Republiken e Kosoves,e kane ndjekur ne cdo hap nga viti 1999,kete me imtesi kur eshte dashur qe edhe pleshtit ti viret freri.rusoserbet ,pamvaresisht qe kurr nuk kane zbatuar ato te cilat i kane patur ne tavoline si ne Bruksel,Uashington,Oher,prap se prap edhe atehere kur e nisen trenin nga moska,kur kidnapuan police te RK ,kur hyren terroristet drejt per se drejti me urdherat e putin vucic...kurr nuk e muaren nje verejtje se sa per ndeshkim jo se jo.RK,ne kete aspekt duket se eshte e xhvehur plotesisht nga te drejtat e saja elementare...dinari i armikut ka hyre pa numer te caktuar.eshte bere kontrabande,eshte blere nen presion toka e shqiptareve,terroristet,komtrabanda luftohet nga SHBA,po ketu ceshtja e dinarit perse i ipet nje tendesi kaq e madhe?ai eshte perdorur si mjet per te realizuar armiqet tane qellimer e tyre,edhe per tre muaj kjo nuk do te prishte pune.Pune fatkeqesisht po prish trysnia presionet te cilat nuk jane ne baraz peshe me veprimet e armikut.Bota demokratike,e ka ndigjuar edhe fjalen e personit qe eshte ne BQK!kjo te len te kuotojsh se : te gjithe jan ven ne dijeni...Reflekto bote perparimtare,beju e sinqerte ne nje gjykim te drejte real...
Veshtire te kuptosh cfare shkruan o Flamur. Perndryshe ju duhet te jeni KM ne Kosove, e meriton si sovranist pa sovranitet.
Perseri Perendimi eshte ne menyre te padrejte duke mbajtur anen e Serbise duke i bere presion Kosoves per te pezulluar vendimin e drejte te BK. Shperndarja e parave ( dinarit ) jo ne rruge bankare le shteg per abuzime, gje qe i konvenon Serbise, pasi keshtu ajo financon bandat terroriste, ne emer te pensionisteve serbe. Ne vend qe Lajcak dhe Europa te merren me nxjerrjen para gjyqit te grupit terrorist ne Banjske, po perpiqen ta ndihmojne Serbine ne vazhdimin e financimit te grupeve te tilla.
O Flamur or miku im. Eshte kollaj te ankohesh, por eshte e veshtire te besh ate qe duhet te besh...