Serbia nuk do të pranojë kurrë hetim ndërkombëtar të zgjedhjeve

21 Shkurt 2024, 20:50Rajoni TEMA
Serbia nuk do të pranojë kurrë hetim ndërkombëtar

Kryeministrja serbe Ana Brnabiç ka deklaruar se Beogradi nuk do të pranojë kurrë hetim ndërkombëtar për zgjedhjet e fundit të zhvilluara në vend.

"Kjo do të ishte njësoj me pushtimin. Asnjë vend europian nuk do të lejonte një hetim të këtij lloji", citojnë mediat opozitare kryeministren serbe.

Duke folur nga Despotovaci në Serbinë Qendrore, Brnabiç ka shtuar se vëzhguesit e huaj në zgjedhje u ftuan nga qeveria serbe dhe se prania e tyre “nuk përbën humbje të sovranitetit”.

Ajo ka sqaruar se qeveria serbe ka përmbushur rekomandimet e vitit 2019 të dhëna nga OSBE-ODIHR dhe se është e gatshme të vazhdojë bashkëpunimin me organizatat në fjalë.

1 Komente

  1. P
    Perseri une.

    Sado e forte te jesh moj Bernabic, nuk je me e forte se Kurti. Ti nuk do bisedosh me Evropen per punet e brendshme te Serbise, kurse Kurti nuk do bisedoje per dinarin me Evropen. Kurti eshte sovranist, ti je despot. Kush eshte me i forte. Te dy jeni kunder Evropes dhe Amerikes dhe bashkoheni me Rusin per ta bere Ballkanin mut....

    Lini një Përgjigje