Vuçiç i prerë: Serbia nuk do t’i vendosë sanksione Rusisë, pavarësisht presionit perëndimor

20 Shkurt 2024, 17:29Rajoni TEMA
Vuçiç i prerë: Serbia nuk do t’i vendosë sanksione

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç është shprehur se pavarësisht presionit të madh që merr nga Perëndimi, nuk do t’i vendosë sanksione Ruisisë.

Në një intervistë me drejtorin e përgjithshëm të agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS, Andrei Kondrasov, Vuçiç tha se do të përpiqet të mbrojë qëndrimin e tij për çështjen e sanksioneve kundër Rusisë në të ardhmen.

“Përgjigja ime do të jetë e njëjtë, se do të mundohemi të mbrojmë sa më shumë qëndrimin tonë. Ne e bëjmë këtë për dy vjet tani. Nuk e di se sa do të mund ta vazhdojmë këtë, por shpresoj që po”, tha Vuçiç.

Presidenti serb tha se vendimi për të mos vendosur sanksione është marrë në interes të vendit dhe bazuar në përvojën e popullit serb nga sanksione të ngjashme të vendosura ndaj tij në të kaluarën.

“Ne vendosëm të dënojmë konfliktin, siç bënë të gjithë, por jo të vendosim sanksione. Ne e dimë se si është kur të vendosen sanksione dhe do të ishte e padrejtë të trajtohej kështu populli mik rus”, ka theksuar Vuçiç.

Serbia është i vetmi vend evropian që nuk ka vendosur sanksione, duke e cilësuar këtë qëndrim si “të ndershëm” dhe ka përdorur shprehjen popullore: “Miku i mirë shihet në ditë të vështira”.

3 Komente

  1. T
    Triumfi

    Lereni shulin e serbise te mjaurise si macok te dera e BE se...sot ska te hash me dy bullcite , po te hash me dy byllcit mbytesh .....ketij vendosjani sanksionet bashke me Rusine ....te shikojme pastaj nese do ti dali trimeria ....

    Përgjigjjuni
    1. K
      Koli

      Mos ardhte ndonje qeveri e mirfillte e djathte, dmth ato qeveri qe do thone, fitofte me i forti, se ne do kthehemi kotelja e Serbise sic kemi qene gjithmone. Jemi shtet qe financojme dhe duam rrumpallen kudo qe te jemi dhe vete ktu rrumpalle se largqofte vjen ndonje regjim tjeter ne bote do marrim plackat o Triumf. Hajde tani na jep no i deal ku me gjet no i apartament me 60 keste me pamje nga deti ne themel, edhe i parkim po munde daku.

      Përgjigjjuni
    2. S
      Sara

      a sa mire....

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje