“Pa ne, çfarë do të hani?” - Fermerët grekë 'pushtojnë' Athinën

20 Shkurt 2024, 15:26Rajoni TEMA
“Pa ne, çfarë do të hani?” - Fermerët

Fermerët grek kanë pushtuar sot Athinën. Sipas mediave greke, dhjetëra traktorë kanë pushtuar tashmë sheshin Sintagma, ndërsa fermerë nga Kreta dhe shumë rajone të tjera kanë mbërritur në mëngjes me anije dhe autobus.


Ashtu si në shumë kryeqytete europiane, fermerët grek zgjodhën të mobilizohen në Athinë me sloganin :”Pa ne, çfarë do të hani?” Ky tubim në kryeqytetin grek vjen pas takimit që përfaqësuesit e fermerëve patën javën e kaluar me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis.

Qendra e Athinës është praktikisht e pakalueshme, ndërsa qarkullimi është mbyllur për të lehtësuar mbërritjen e mjeteve bujqësore. Fermerët vijojnë të këmbëngulin për plotësimin e kërkesave të tyre, pavarësisht se kryeministri Mitsotakis e bëri të qartë dje se “nuk kemi çfarë të japim”.

Mesditën e sotme “autokolona” me 120 traktorë nga zonat e Greqisë Qendrore dhe Thesalisë kaloi Afidnes dhe vijoi drejt Athinës.

6 Komente

  1. a
    albi boston

    bravo ju qofte. ne po protestojme per kriminelat dhe jo per veten

    Përgjigjjuni
    1. D
      Detari

      Evgjiteria marshon.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bora

        Ti je thjesht një idiot i pështirë!!!

        Përgjigjjuni
        1. U
          Universi shpresa ime

          O dekar. Mir e ke se Graqirat Jan kaluar jevgjitve. Ksoj Radhe ja fute vetes.yp xhixhi

          Përgjigjjuni
        2. T
          Trojan

          Po ca dhjetera po behet nami ,proteste madheshtore per te drejtat e tyre ,kete duhet te bejne dhe shqiptaret dhe jo te cohen per partite

          Përgjigjjuni
          1. A
            Ata

            Do hanë 1 mut.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje