AP: Skandaloze, Donika Gërvalla, i kërkojë Gjermanisë ta largojë ambasadorin Rohde nga Kosova

19 Shkurt 2024, 19:30Rajoni TEMA

AP: Skandaloze, Donika Gërvalla, i kërkojë Gjermanisë ta

Zëvendës-kryeministrja e Kosovës dhe Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka kërkuar nga Gjermania që ta largojë nga Kosova ambasadorin aktual të Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka kuptuar Albanian Post nga burimet.

Një burim brenda MPJ-së së Kosovës dhe një tjetër brenda Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë, kanë bërë të ditur për Albanian Post se kërkesa e Gërvallës u bë në vizitën e fundit të saj në Berlin, ku përveç takimit me kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme të Gjermanisë, Michael Roth, pati takim edhe me Ministrin e Mbrojtjes të Gjermanisë, Boris Pistorius.

Në takimin e 31 janarit me Pistorius, para vizitës së këtij të fundit në Prishtinë, Gërvalla ka shprehur ankesat e saj për Rohde-në dhe punën e tij në Kosovë.

Të njëjtat burime kanë sqaruar se Gërvalla është ankuar që diplomati që përfaqëson Gjermaninë në Kosovë “po ndërhynë/përzihet shumë” dhe se po shkruan shumë në platformën “X”.

“Po shkruan për çështje që nuk i takojnë dhe do të duhej të largohej nga Kosova”, ka qenë kërkesa e Donika Gërvallës.

Por, Rohde nuk është i vetmi gjerman për të cilin është ankuar Gërvalla.

Duke qenë edhe vetë shtetase gjermane, ajo më shumë si qytetare e Gjermanisë e më pak si diplomate e Kosovës, ka shprehur opinionet e saj negative edhe për të dërguarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Gërvalla, po ashtu ka folur për Jens Plotner, këshilltarin e Kancelarit gjerman, Olaf Scholz.

Për Plotner, një nga njerëzit kryesor i angazhuar në hartimin e Planit Franko-gjerman nga i cili buroi Marrëveshja Bazike e nënshkruar mes Kosovës dhe Serbisë, Gërvalla ka thënë se po përfshihet shumë në politikën e jashtëm të Gjermanisë për Kosovën dhe e ka amortizuar krejtësisht MPJ-në e Gjermanisë.

Gërvalla ka thënë se me homologen e saj, Annalena Baerbock, ka raporte të mira, por është ankuar se Plotner s’po i lë hapësirë ministres dhe kështu po e udhëheqë politikën e jashtme të Gjermanisë në raport me Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor nga Kancelaria.

Albanian Post gjithashtu ka konfirmuar se ambasadori gjerman Rohde është në dijeni të kërkesës së Gërvallës për ta larguar.

Kjo nuk është hera e parë që Gërvalla ka kritika për diplomatët perëndimorw dhe qasjen e tyre për Kosovën.

Në disa raste i ka shprehur qëndrimet e saja edhe publikisht.

Më radikale se çdo herë tjetër ishte në një intervistë për gazetën austriake Der Standard me 21 qershor të vitit të kaluar.

E pyetur për qëndrimet e ndërkombëtarëve atëherë, pas zgjedhjeve të mbajtura në komunat veriore ku serbët bojkotuan votimin, Gërvalla kishte shpërthyer.

Amerikanët dhe evropianët kërkonin në atë kohë që kryetarët shqiptarë të zgjedhur me votë minimale të punonin jashtë objekteve komunale, si kompromis ky për mungesën e tyre të legjitimitetit.

“Kosova nuk mund të bëjë vetëvrasje politike as për miqtë e saj më të ngushtë”, pati thënë Gërvalla atëbotë.

“Ne si Perëndimi në tërësi nuk duhet të lejojmë që disa diplomatë problematikë ta fusin rajonin në luftë në një aleancë jo të shenjtë me përfaqësuesin e Putinit, Vuçiç-in”, deklaronte Gërvalla.

“Në çdo rast ne do ta mbrojmë vendin tonë sepse mbrojmë shtetin ligjor dhe demokracinë. Vuçiç-in nuk e ndalon dot as me para, as me qetësim, vetëm me një qëndrim kristal. BE-ja nuk e ka këtë, sepse nuk është e bashkuar”.

Ajo aty kishte pasur kritika direkte edhe për persona konkretë, siç ishte i angazhuari special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

“Përfaqësuesi i BE-së për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Miroslav Lajçak, shpeshherë përfaqëson qëndrimin e Vuçiç-it. Kjo nuk është vetëm vdekjeprurëse për ndërmjetësimin; e inkurajon Vuçiqin të përshkallëzohet”, deklaronte Gërvalla, qëndrime këto të njëjta që do të dëgjoheshin më vonë edhe nga vetë kryeministri i Kosvoës, Albin Kurti.

24 Komente

  1. S
    Shkembi

    Keshtu bente edhe vampiri Sali me ambassadoret qe nuk i mbani iso

    Përgjigjjuni
    1. A
      Ari

      Iku per lesh kjo banorja e ..Bllokut????

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nick

        Eeeee....banore e bllokut thua ti....po ta degjosh kete seç ka vuajtur e hequr ne Shqiperi...

        Përgjigjjuni
        1. Q
          Qelbesira si kjo ....

          Po Nik, ajo eshte plehre mosmirenjohese qe perfaqeson jo pak te tjere ne Kosoven martire.

          Përgjigjjuni
      2. A
        A pat Dardania, u prish edhe me Gjermanine

        Gervalla eshte shtate uje nje kos, si Kurti etj drejtues te VV. Duket se ne Kosove qarkullon nje virus shume infektues qe cmend perdite e me shume dardanet sovrane te vendit me te fuqishem te globit. Kollaj ua gjeti piken e dobet Putini dardaneve antiamarikane e antishqiptare. Haram....

        Përgjigjjuni
        1. D
          Donika ka perdhosur gjakun e te atit

          Gervalla babai po rrotullohet ne varr kur zoti i tregon per bemat e te bijes qe u rrit nga Enver Hoxha ne Tirane. Kur te mundet ndonje gazetar ne Prishtine ta pyese Gervallen e Kurtit se si trajtohej nga DIKTATORI ne Tirane para vitit 1990. As femijet e tij nuk trajtonte Enveri si femijet dhe gruan e heroit Germalla.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sala

            U mbush Kosova me kara...nderronibqeverine o te mjere se ju dhjeu ne breke!

            Përgjigjjuni
            1. N
              Ndergjegje e shpelare !

              Wauuu edhe kjo ben vaki ! sa e veshtire te drejtohen Pemet kure riten edhe ose jane e shtrembura .. Po dhe Dipllomati ( shteti Gjerman ) i juaj sju mjafton per ndimat qe i ka dhene KS dhe te gjithe Strehmímet dhe Punesimet qe ka bere per Qytetaret ! Turp ....

              Përgjigjjuni
              1. x
                xyz

                Kur do ta mësoni shqipen ju mor gazekarë?! Shkruhet "i kërkoi", jo i"kërkojë"! Ose "i kërkon", por jo "i kërkojë". Ja disa shembuj kur përdoret folja "kërkojë". Ai do ju "kërkojë" ta paguani. Ata do ju "kërkojnë" disa shembuj konkretë. Por ajo "i kërkojë" atij, asaj etj nuk është shqipe korrekte. Kështu mund të flasë dhe shkruajë dikush që shqipen nuk e ka gjuhë amtare, por të mësuar!

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Daullxhiu

                  Kjo debilja eshte ne menopauz. Ska faj perqethet. E shkreta per nderzim.

                  Përgjigjjuni
                  1. z
                    zigur

                    Keshtu ndodh kur prostituta behet ministre,eshte qeveria me e ndyre ne kosove,le ta largohen dhe forcat paqe ruajtese dhe ta shohin sa ju vlen lekura.

                    Përgjigjjuni
                    1. F
                      Fiks

                      E bija e një heroi të Kosovës ( anipse një marksist- leninist dhe këngëtar që këndonte këngë ashikësh me kitarë),u bë personazh që në vogëli kur i binte flautit përpara xhaxhit Enver! Më duket se nuk qendron dot jashtë vëmendjes kjo....

                      Përgjigjjuni
                      1. L
                        Lani

                        Madje Enveri i ka dhuruar edhe flautin. A ia ka kthyer vallë familjes Hoxha?

                        Përgjigjjuni
                      2. S
                        Sokoli

                        Kjo thuthuqja e Kosoves eshte shume budallaqe. Bashke me albin trapin formojne nje dyshe idiotash.

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Arta

                          Ministre nuk është detyra jote të kritikosh amasadorët evropianë, por duhet shiquar punët në vendin tënd. Mjerë Kosova për ketë qeverisje , mjerë!

                          Përgjigjjuni
                          1. S
                            Shkodrani-Belgjikë

                            Ajo mbron interesat e kosovës, shum mirë qe e kërkon një gja të tillë, ata jan politikanë që duhet përshëndetur.

                            Përgjigjjuni
                            1. M
                              Mondi

                              Bejini hajer amelikes o bythqire shpellash se te jete per kete kosoven e shkerdhen serbia brenda 24 oreve.Kjo udbashe e hedh shurren perpjete se e di mire qe amerika e mbeshtet kosoven per hater te shqiperise

                              Përgjigjjuni
                            2. D
                              Dipllomati

                              Kjo kerkese ne gjuhen dipllomatike eshte baraz me nderprerjen e marredhenive dipllomatike….

                              Përgjigjjuni
                              1. L
                                Liljana Nikolli

                                Po kush eshte kjo zhgarravine qe tall by... n me dipllomacine e nje shteti te formuar nga AMERIKANET e me mbeshtetjen e BE. Po edhe dhi e zgjeposur edhe bishtin perpjete.! Ky eshte kulmi i poshtersise. Dhe me e keqja po MESOJNE brezin e ri me nje fryme antiamerikanizmi te pa shoq. Paqi ne qafe veten o KOSOVARE, se me keto politikan qe keni zgjedhur do vrisni veten me doren tuaj. Te jem si GJERMANIA, AMERIKA, ITALIA, ANGLIA, ETJ. do ti terhiqja krejt ambasadat e lidhjet dipllomatike. Ta shihja nje here se qfare valle dyshe do kercenin vetem, GERDALLA me KURTIN ne goje te SERBIT apo rusit, dhe populli i KOSOVES ti duartrokase... Turp te ju vije. Ju te VV qenkeni paloqo qe na shitni patriotizma pa breke vesh, vetem e vetem per te siguruar karrjeren tuaj politike. Por nje dite kjo do ju kthehet ne bumerang.! MBAJENI MEND.!

                                Përgjigjjuni
                                1. f
                                  fran

                                  Shikoni se cfar bejne koqevaret e ndyresirat e Kosoves ja kane kaluar dhe diktatorit Hoxha,shikoni si vepron zgardaballa Gervalla,sigurisht qe eshte dhe aprovimi i lopes Osmani.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. E
                                    Ed

                                    Mjerë Kosova kë ka në krye ! Njëri më budalla se tjetërl si Presidentja, Kryeministëri, Kryetari i Parlamentit me ne ballë Ministëren e Jashëme !!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. t
                                      troc

                                      po kush ti qe ti gjykosh mor aman? apo je mesuar me keta tanet qe shesin edhe nenen e vet,mjafton te jene ne pushtet

                                      Përgjigjjuni
                                    2. T
                                      Tarantini

                                      O idiote Gerdalla me cfare do e mbrosh ti ? me pushke druri me cfurqe ,ata qe i folen per zot Kosoves ju i çust ne burrg , ju jeni te gjithe pjerdhur anti Shqiptar e anti Amerikan

                                      Përgjigjjuni
                                      1. B
                                        Beksi

                                        Vetem keqardhje per te gjithe ata luftetare idealiste qe dhane jeten per Kosoven

                                        Përgjigjjuni

                                        Lini një Përgjigje