Marrëdhënia me SHBA-në, Kurti: Jemi aleatë, por nuk do të thotë që pajtohemi për gjithçka

19 Shkurt 2024, 14:26Rajoni TEMA
Marrëdhënia me SHBA-në, Kurti: Jemi aleatë, por nuk do

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) janë të mira, edhe pse si aleatë, nuk do të thotë që pajtohen absolutisht çdo herë.

Ai ka shtuar se Qeveria e Kosovës ka për detyrë ta respektojë Rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) që ndaloi përdorimin e dinarit serb.

“Unë nuk e kam thënë qëndrimin e asnjë shteti tjetër por si kryeministër i Republikës së Kosovës kam folur që raportet tona, bashkëpunimi jonë me SHBA-në është shumë i mirë tash ne jemi partner, aleatë, miq, kjo nuk do të thotë që pajtohemi absolutisht çdoherë në çdo vend për gjithçka,” ka thënë Kurti sipas mediave kosovare.

Kurti ka theksuar se do të shkojë në Bruksel nëse do ftohet për nënshkrim të marrëveshjes me Serbinë.

“Nëse na thërrasin për nënshkrim të marrëveshjes padyshim që shkoj. Unë jam treguar konstruktiv dhe i përkushtuar edhe atëherë kur na kanë thirrur në Bruksel e raundi i bisedimeve nuk mund të thuhet që ka qenë i suksesshëm. Unë këtë e bëj për BE-në, por e bëj edhe për shkak se duhet të kemi marrëdhënie normale me Serbinë,” ka thënë ai.

Ai ka folur edhe për marrëdhëniet me Serbinë, duke thënë se ajo nuk po armatoset për t’u mbrojtur, por përkundrazi.

“Ajo e blen për shkak të Kushtetutës së saj agresive dhe projekteve të saj serbomadhe. Në veçanti blen armatim nga Federata Ruse dhe nga Kina për bindjen time ajo dëshiron që t’i dëshmohet sidomos Kremlinit që është në vazhdimësi me politikën e Putinit pikërisht se është agresive ndaj Kosovës,” ka thënë ai.

Ndryshe, ndihmëssekretari Amerikan i Shtetit, James O’Brien, thotë se Shtetet e Bashkuara janë shumë të shqetësuara me vendimin e Qeverisë së Kosovës për të mos lejuar përdorimin e dinarit.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, O’Brien ka thënë se me këtë qëndrim, Qeveria e Kosovës ka vënë në pikëpyetje partneritetin me Shtetet e Bashkuara.

“Unë nuk bëj kërcënime të vagëta në publik. Unë do të thoja, që nëse ne nuk trajtohemi si partnerë, edhe ne nuk do ta trajtojmë Qeverinë e Kosovës si partnere”, ka thënë ai.

 

 

11 Komente

  1. T
    Trapi

    Ti edhe mund te diskutosh me Ameriken, por mosmarreveshjet nuk thuhen ne publik sepse keshtu i sherben armikut….

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      SHBA është bamirësi, ti je lypsi, o idiot.

      Përgjigjjuni
    2. d
      dritan

      Nuk e kuptoj pse po ja zgjat kaq shume SHBA ketij nduresire....

      Përgjigjjuni
      1. B
        Baca-Bajram

        Jo SHBA-ja, por si arrijn t'a durojn Kosovaret...!!!???

        Përgjigjjuni
      2. S
        Shkembi

        Ha mut ha, se tash Po te vijne pas koke sanksionet e tjera. Deri kur Kosova do durone pordhet e tua?

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dhimiter

          Hani Mut Ju ktu qa po.folni Albini asht baba

          Përgjigjjuni
          1. U
            U shofshin zagaret e Lexhendes

            Sa Mut prodhon Kombi Shqiptar.

            Përgjigjjuni
            1. e
              emigranti

              Fundja Kurti eshte kryeminister I Republikes se Kosoves dhe eshte ne ate pozicion per te mbrojtur interesat e Kosoves. Persa I perket vendimit per dinarin serb, Ai e ka thene qarte se nuk po ndalohen pagesat e serbeve lokale, por parate qe vijne nga Serbia duhet te kalojne patjeter nepermjet sistemit bankar dhe jo te shperndahen me furgona si deri me tani. Kjo menyre nuk i pelqen Serbise dhe jo qytetareve lokale serbe, pasi keshtu i pritet rruga financimeve te grupeve terroriste serbe. Kurti pranon partneritetin dhe miqesine me Ameriken, por jo vasalititin dhe zbatimin e cdo urdheri te ambasadorit amerikan qe cenon sovranitetin e Kosoves.

              Përgjigjjuni
              1. j
                jo emigrant.

                @emigrant Kush po kundershton mbrojtjen e interesave te Kosoves, or idjot? Ketu behet fjale per mbrojtjen e te drejtave te pakices serbe. Midis Kurtit dhe Vuciqit eshte rene dakort per pensionet e serbeve qe marrin nga Serbia dhe per ndihmat ne dinare qe komunat serbe marrin nga Serbia, sidomos ne shendetesi dhe arsim...Behet fjale per keto te drejta per te cilat Kurti duhej paraprakisht ti shtronte ne diskutim ne kuader te bisedimeve, ose te presi sa serbet e Kosoves te vdesin dhe nuk do marrin me pensione nga Serbia. Tere problemi do jene komunat serbe, por Albini si strateg qe eshte mund ta inkuadroje kete ne kuader te bisedimeve per asociacionin. Pra Albini mund te bisedoje dhe jo te "hapi lufte" per te ndihmuar Putinin....

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Keq e keni sjelle punen more agallare te VV

                  Kur ta beje zyrtarisht dalje Amerika Kutin me VV dhe presidenten deficente, Kosovaret te pergatiten te jetojne nen Serbi ku as shqip nuk do lejohen te flasin. Pse kaq driteshkurter more vellezer dardane?! Mos nendoni se do merrni te gjithe pasaporta shqiptare dhe jetoni ne plazh. Asnje nga VV nuk do mundet, vetem ata te UCK po. Do hani ate qe beni more sovranistat e Kurtit. Mbase u merr te gjithe me vehte ne Norvegji, po e pranuan edhe ate vete.

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    Edlira

                    Z. Albin Kurti bravo ju qofte qe ruani burrnine tuaj prej burri shteti dhe nuk ktheheni ne "lecke per te fshire kepucet" ne duart e qeverive te huaja... bravo qe ruani ne vetvehte dinjitetin,zotesine dhe shqiptarine!!! Kosova nuk mund te kthehet ne marionete interesash... Kosova eshte Atdheu dhe ju e mbroni sovranitetin e saj. Bravo!!!

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje