Në rrugën Dalmatinska në qendër të Zagrebit, më 19 shkurt 1931, tre agjentë të shërbimit sekret të shtëpisë mbretërore të Beogradit sulmuan albanologun dhe politikanin kroat Milan von Šufflay (Millan Shufllaj). Ai vdiq nga pasojat e goditjes në kokë me çekan.
Pas krimit, dorasit raportuan me krenari në Beograd: “E vramë kokën e udhëheqjes kroate”. Përveç se ia morën jetën një dijetari të madh kroat të shkolluar në Vjenë, atentatorët kryen edhe një krim tjetër: vodhën vëllimin e tretë të veprës së Milan von Šufflay: "Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia". Deri më sot nuk ka të dhëna se ku gjendet ky punim.
Krimi kundër Milan von Šufflay tronditi shumë intelektualë perëndimorë. Dy prej tyre, fizikani Albert Einstein dhe shkrimtari Henrich Mann (vëllai i nobelistit Thomas Mann), shkruan një letër proteste kundër regjimit jugosllav. Letra u botua në gazetën amerikane “New York Times”.
Milan von Šufflay fliste, krahas kroatishtes dhe gjuhëve të tjera sllave, edhe frëngjisht, gjermanisht, italisht, anglisht, greqishte të vjetër, latinisht, greqishte te re, shqip, hebraisht dhe sanskritisht.
Milan von Šufflay është autor i një romani për Konstantin Balshën. Këtë roman e ka shkruar me pseudonimin Alba Lima. Po ashtu është autor i romanit të parë fantastiko-shkencor në kroatisht: “Në Oqeanin Paqësor në vitin 2255”. Romanin për Konstantin Balshën, dr. Millan Shufllaj e ka shkruar me pseudonimin Alba Limi. (E.Robelli)
Ate qe fsheh Rrob-helli eshte qe Milan u vra nga organizata : "JUGOSLLAVIA E RE" ....mare nga dokumentat e policise se Zagrebit ":Pançeviq M. Jugosllavia e re – dega terroriste e policisë së Zagrebit" Arch. pranverë 62 (2019), f. 127-155 !!!! Rrob-helli mos ja ngjish serbeve se ate e vrane vete kroatet ata kroate qe ishin per Jugosllavine e re ( bashkimi i serbeve, kroateve dhe slloveneve) ndersa kroati me origjine çifute Milan Suflay (qe si i pa cipe qe je e aludon per shqiptar) ishte nacionalist , per nje Kroaci indipendente ose ne perandorine Austro- Hungareze !!! Mario Stipančević Hrvatski državni arhiv Zagreb, Hrvatska [email protected] MLADA JUGOSLAVIJA – TERORISTIČKA ISPOSTAVA ZAGREBAČKE POLICIJE Ne se deshiron te te nxjerr akoma te dhena ( qe ti i di mire dhe se ke problem gjuhen ) mund te te furnizoj !! Ky zotnia u vra brenda llojit te vete pra nga vete kroatet qe ishin kunder me idete e tij si kudo ne ballkan dhe europe te asaj kohe!! Millan ishte antar i partise nacionaliste Kroate , parti e ekstremit te djathte . "Le Parti pur croate du Droit (en croate : Hrvatska čista stranka prava, HČSP) est un parti croate d'extrême droite nationaliste " Borr-helli nuk ka nevoje ti besh ritushime biografise se Millan Shullay se as nuk ja ngren vlerat perveçse ja ul ato . Nje keshille , Kroatet per ta ditur keta qe komentojne ketu , se ti besoj e di mire nuk i kene dhe aq shume per zemer pjesen e poshteùme te Ballkanit ku bejme pjese ti dhe une he e di se ....per kete te garantoj !!!!
Nje shtese te vogel per freskim truri te Rrobhellit "Në shtetin e ri, Mbretërinë e Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve, ai u arrestua për tradhti të lartë dhe u akuzua për spiunazh për një fuqi të huaj së bashku me Ivo Pilar, një historian tjetër kroat. Avokati i tyre mbrojtës është Ante Pavelić, në atë kohë lider i Partisë së të Drejtave dhe bashkëpunëtor i Šufflay6. Šufflay dënohet me tre vjet e gjashtë muaj burg . Besoj Rrobhelli se e din kush ishte Ante Paveliç ???!! Jo per Rrobhellin por per lexuesit - komentuesa : Ante Pavelić (14 korrik 1889 – 28 dhjetor 1959) ishte një burrë shteti kroat. Themeluesi i Ustaše (Ustaše), një lëvizje nacionaliste kroate me ideologji fashiste, nga viti 1941 deri në 1945 ai ishte udhëheqësi i Shtetit të Pavarur të Kroacisë (Nezavisna Država Hrvatska, NDH), një aleat i Boshtit gjatë Luftës së Dytë Botërore
A ka ndonje rruge ne Tirane qe mban emrin e ketij albanologu? Apo na duhen rruget per ti emertuar me tradhtaret e Kombit qe na mbajne ne pushtet Pushtat e greko-serbo-turkut?