Vuçiç krenohet që nuk ka sanksionuar Rusinë: Miku i mirë njihet në ditë të vështira

20 Shkurt 2024, 13:46Rajoni TEMA
Vuçiç krenohet që nuk ka sanksionuar Rusinë: Miku i

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç krenohet me faktin që Serbia nuk ka sanksionuar Rusinë.

Në një intervistë për median publike ruse, TASS, presidenti serb flet me krenari për kundërshtimin e perëndimit në këtë drejtim dhe popullin rus e konsideron “vëllazëror”.

Megjithatë, thotë se ende nuk di edhe për sa kohë do t’i bëjë ballë presionit të SHBA-së dhe BE-së.

“Në serbisht dhe rusisht, si dhe në të gjitha gjuhët anglo-saksone, apo gjermane, ekziston një fjalë e urtë që thotë: shoku i vërtetë njihet në ditë të vështira. Është e lehtë të jesh shok në momente të mira. Të mbetesh mik, të jesh i sinqertë kur është e vështirë, pikërisht në momente të tilla, tregon fytyrën tënde të vërtetë”, tha Vuçiç.

Vuçiç risjell në vëmendje faktin që Serbia pezulloi përkohësisht stërvitjet ushtarake dhe policore me të gjithë partnerët e huaj, konkretisht të Rusisë, pasi në fakt me NATO-n ka kryer disa manovra.

Ai komentoi dhe zhvillimin në Konferencën e Sigurisë në Mynih duke thënë se “paqja është kthyer në një fjalë të padëshiruar për mbarë botën”. Si asnjëherë më parë nuk raportohet që Vuçiç të ketë përmendur apo thënë ndonjë fjali për Kosovën në intervistën me median ruse, TASS.

Por në vend të kësaj, paralajmëroi se po vjen një arkitekturë e re e politikës botërore dhe se do të ketë shumë ndryshime. Sjellja e Serbisë kohëve të fundit ka qenë në orbitën e Kremlinit. Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov, u shpreh i habitur për deklaratën e Vuçiçit se Serbia do të jetë edhe në një pozicion më të vështirë për shkak të vdekjes së opozitarit Navalni.

Ndërkohë, në këtë temë ka ndërhyrë dhe presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko. Ai akuzon NATO-n me pretendimin se po përpiqet të zgjerohet në lindje duke bërë presion për anëtarësimin e Serbisë dhe Bosnjë- Hercegovinës në aleancë.

“Përgjatë kufijve të Rusisë dhe Bjellorusisë, ka rreth 32 mijë ushtarë të NATO-s, më shumë se 1 mijë automjete të blinduara, 235 avionë dhe helikopterë, kështu që historitë për shpërthimin e mundshëm të Luftës së Tretë Botërore nuk janë pa bazë”, u shpreh ndër të tjera ai.

6 Komente

  1. B
    Babilon

    E njejta menyre sic flet EdKari

    Përgjigjjuni
    1. r
      reti11

      varianti per buzpidhin: Miku i mire (i kriminelit) s'ka ç'te jete tjeter veçse nje kriminel.

      Përgjigjjuni
      1. ?
        ?????

        Shajeni sa te duash buzevicin por ai tha: "Në serbisht dhe rusisht, si dhe në të gjitha gjuhët anglo-saksone, apo gjermane, ekziston një fjalë e urtë që thotë: shoku i vërtetë njihet në ditë të vështira. Është e lehtë të jesh shok në momente të mira. Të mbetesh mik, të jesh i sinqertë kur është e vështirë, pikërisht në momente të tilla, tregon fytyrën tënde të vërtetë”. Them se e ka thene shume bukur, kryesisht per Kurtin kete shprehje. Duket pak si mesazh i "fshehte", por ne thelb ai justifikon Kurtin se pse ai nuk eshte i sinqerte me mikun amerikan dhe perendimin. Kurti ne pamje, nuk ka pse te tregohet "trim" kunder Amerikes apo perendimit se ai nuk eshte "ne dite te veshtira" sic eshte Vuciqi qe eshte nen kudhren perendimore. Opa, ketu fshihet lepuri. Edhe Kurti eshte ne dite te veshtira te jete ne anen Amerikane sepse miqte e tij sllave i bejne presion...Vuciqi ngushellon Kurtin qe te mos caj bythen sepse si ai dhe Kurti punojne per te njejtin qellim dhe te te dy jane hipokrite, sepse ashtu ua do puna. Vuciqi eshte hipokrit me perendimin dhe hiqet si mik me ta. Kuti eshte hipokrit me perendimin dhe sillet si mik me ta. Te dyve u duhet te mbrojne Serbine. Vuciqi ben sikur eshte me perendimin por eshte me Rusine, Kurti ben sikur eshte me perendimin por mbron Serbine. Ne qitje te larget kane te njejten shenje per te qelluar. Vuciqi e ka nga dashuria, kurse Kurti e ka na "bythelevizja"....

        Përgjigjjuni
        1. E
          E di

          Ne sketerré do i gjindeni njeri-tjetrit,se ne ate Bote do e keni pisk... vrases!

          Përgjigjjuni
          1. E
            Edi Rama

            Miku i mirë njihet në ditë të vështirë! Edhe unë po të mbroj nga presionet, miku im!

            Përgjigjjuni
            1. l
              lani

              rusi rusit kurre jo..ky eshte rus i vogel i ballkanit

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje