Shqiprim Arifi: Kurti ka dalë kundër SHBA dhe BE! Nëse nuk tërhiqet, nuk do të ketë mbështetje nga aleatët

20 Shkurt 2024, 16:33Rajoni TEMA
Shqiprim Arifi: Kurti ka dalë kundër SHBA dhe BE! Nëse nuk

“Nëse Sali Berisha në Shqipëri ka qenë bashkëpunëtor i Amerikës dhe ka përfunduar “non grata”, atëherë Albin Kurti nuk e ka të gjatë karrierën e tij politike, është ‘non grata’”, ka deklaruar kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi.

Në një lidhje për emisionin “Ballkan Update”, ai ka thënë se Kosova nuk përfiton asgjë nga kriza e dinarit.

Sakaq, Arifi ka theksuar se Kurti ka dalë kundër ndërkombëtarëve dhe Bashkimit Europian, prandaj nëse nuk tërhiqet nuk do të ketë mbështetje nga aleatët.

“Personalisht e kam përshëndetur vendimin e dinarit, por siç po shihet ndërkombëtarët e kanë një tjetër pikëpamje në këtë drejtim. Ne mund t’i kundërshtojmë ose të gjejmë një rrugë të mesme.

Unë mendoj që Kurti po zgjedh të parën dhe po siguron për vete pozitë politike, që njerëzit në Kosovë t’i thonë bravo. Kjo nuk është diçka e re, është një fenomen që është diçka i vjetër prej 3 vitesh, ku Albin Kurti del kundër ndërkombëtarëve.

Është një lojë fjalësh të cilën e bën Kurti pa ndërprerë. Për mua atë që ka bërë ambasada e Amerikës para disa javësh ka qenë një moment i rëndësishëm, pasi diskutohet për përkrahjen e Kosovës. Aktualisht kemi një situatë ku të gjithë ndihen të zhgënjyer.

Në fakt asgjë nuk fitojmë. Unë e shoh nga momenti i Banjskës vitin e kaluar, kemi hyrë në një tjetër fazë të dialogut. Mendoj që vendimi nuk ka qenë pjesë e asaj marrëveshje, Kurti ka dalë jashtë kësaj marrëveshjeje.

Ndoshta logjika e Kurtit është që të sigurojë vetes dhe një herë pushtetin në të ardhmen. Ne dhe me vendosjen e targave nuk kemi fituar asgjë. Më saktë, nëse mund ta quajmë fitore, kemi fituar vetëm humbje të marrëdhënieve me ndërkombëtarët”, u shpreh ndër të tjera Arifi.

6 Komente

  1. S
    Shkembi

    Ku can bythen Bini per Amerike e Evrope, derisa ka me vete Saliun dhe Zeni ?

    Përgjigjjuni
    1. X
      XH.K

      Spiuni punon sipas direktivave dhe jo sipas llogjikes! Aq me teper nje spiun serb do punoje per Serbine se nuk ka nga leviz bythen! Spiuni zakonisht kujdeset qe familjen e tij ta siguroje ne nje vend te sigurte. Apo jo?

      Përgjigjjuni
    2. K
      Kurreshtari

      Kush mutin eshte Sh.Arifi?Nga doli ky tash?

      Përgjigjjuni
      1. J
        Jorgo

        eshte Kreu i shqiptareve te Lugines o gjakprishur

        Përgjigjjuni
      2. B
        Bravo shqiptaret kuso jene kunder Kurtit

        Avash avash, do flasin edhe shqiptaret e Malit te Zi dhe Maqedonise per fytyren e vertete te Kurtit dhe VV.

        Përgjigjjuni
        1. Roberto

          Ore a e njihni ju Albin Kurtin apo jo?? Me te nuk behet shaka. Po u nevrikos Kurti ta ha mutin tre here ne dite prandaj mos e kruani sumen me te.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje