Shërbimi i detyruar ushtarak në Kosovë, debati mes kostos dhe kërcënimeve të vazhdueshme nga Serbia

20 Shkurt 2024, 21:40Rajoni TEMA
Shërbimi i detyruar ushtarak në Kosovë, debati mes kostos dhe

Shërbimi ushtarak i detyrueshëm në Kosovë vijon të mbetet një temë aktuale, sidomos pas tensioneve të vazhdueshme me Serbinë. Lëvizja Vetëvendosje që mori pushtetin në vitin 2021e kishte në programin e saj planin për shërbimin ushtarak të kombinuar në 3+3 muaj për të rinjtë, mirëpo deri më tani nuk ka pasur ndonjë iniciativë konkrete në këtë drejtim.

Sipas pikëpamjes sime, duke marr parasysh zhvillimet e fundit të sigurisë në rajonin tonë mendoj që do të ishte mirë të ketë një shërbim ushtarak prej 3 muajsh për të rinjtë dhe të rejat e vendit”, tha eksperti i sigurisë Selam Shkodra.

Kostoja e një iniciative e tillë llogaritet të jetë shumë e lartë dhe ka sugjerime që të përqendrohet në ngritjen e strukturave të reja policore-ushtarake, si ajo e Xhandarmërisë.

Nuk mendoj që ne do të duhet të vendosim shërbimin e detyrueshëm ushtarak në kontestin politik meqë ka një kosto buxhetore e cila kalon 60 milionë euro në vit, por ne do të duhet të fokusohemi në kontestin e transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura sipas planit gjithëpërfshirës 10-vjeçar”, tha eksperti i sigurisë Drizan Shala.

Beogradi zyrtar rikthehu shërbimin e detyrueshëm ushtarak por në sytë e ekspertëve Serbia nuk është shembulli që duhet të ndjek Kosova. Megjithatë një edukim ushtarak konsiderohet si investim i duhur.

Kostoja më e madhe është kostoja e sigurisë së vendit. Në rast se është në pyetje siguria e vendit atëherë mendoj që ia vlen që të ketë një investim në këtë drejtim”, shtoi Selam Shkodra.

Ministria e Mbrojtjes ka planifikuar që për këtë vit Forcës së Sigurisë së Kosovës, që është në rrugëtimin e saj për t’u shndërruar në ushtri, t’i shtohen 600 pjesëtarë.

6 Komente

  1. G
    Gruda

    Liria dhe pavarësia kanë cmim, apo plasi trapi për heronjtë që u sakrifikuan? Ju dhjefsha koston 60m/vit, vidhni më pak dhe taksoni më shumë.

    1. p
      pilo Lala

      Sa me gjate qendron Albini ne ate qeveri, aq me shume rrezikohet Pamvaresia e Kosoves. Ne kete moment qeveria e Kosoves duhet te bashkpunoj me Ameriken. Kosova nuk eshte shkeputur zyrtarisht prej Serbise, edhe ligjerisht. Lerini keto filmat me ushtri Kosovare, se gjithkush e kupton se keto i perdor Albin Kurti per ti mbajtur njerezit nen friken e Serbeve, qe ne fakt nuk ka ekzistuar deri 1-2 vjet me pare. Nqse Kosoven nuk e mbron Amerika, Serbia e perpin sepse ka ushtri me te madhe, dhe konflikti do perfshij gjithe Ballkanin, Shqiperine, ku ka mundesi qe Greqia te koordinoje veprimet me Serbine, te hapi nje front lufte ne Jug te Shqiperise. Incidentet qe po krijohen ne Veri te Kosoves, provokohen nga Albin Kurti, qe nga patentat, doganat, lejet e kalimit, se fundmi dinari. Keto provokime nuk kishin pse te ndodhnin, Kosova kerkon te njihet nga Europa dhe Amerika, ky eshte detyra e Qeverise, ndersa Albini merret me gozhde dhe bullona, pa rendesi ne kete moment. Mendoj qe Presidentja e ka marre mesazhin vitin e kaluar ne Amerike cfare duhet te bej, te menjanoje Albin Kurtin prej drejtimit Kosoves.

    2. a
      astrit

      Nuk mund ti kete te dyja Kosova, dhe standartin ekonomik te qytetareve dhe rritjen e aftesise ushtarake.

      1. Q
        Qytetar

        Ne kushtet ku eshte Kosova, u duhet. Edhe per meshkujt, edhe per femrat.

        1. Une, biri yt,Kosove

          Lenda e mbrojtjes duhet te jete si lende obligative ne shkollat e mesme dhe universitet,ashtu sic ishte me pare!Aty do te mesohej perdorimi i armeve te ndryshme ,s'bashku me anen praktike - qitjen ne poligone!Sherbimi ushtarak te organizohet ne baza vullnetare,per te gjithe te interesuarit qe duan te behen pjestare te njesive speciale!Djemte dhe çikat e Kosoves jane e vetmja garance e suverenitetit te saj!

          1. E
            Enveri

            Këto para prej 60 milion na i siguron shteti Amë,Shqiperia.

            Lini një Përgjigje