Sulmi në Banjskë, Vuçiç: Nëse ngrihet aktakuzë për serbët e përfshirë, ata do të thonë se kemi mbrojtur vatrën tonë

21 Shkurt 2024, 10:52Rajoni TEMA
Sulmi në Banjskë, Vuçiç: Nëse ngrihet aktakuzë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka folur në lidhje me sulmin në Banjskë më 24 shtator 2023 ku u vra polici nga Kosova Afrim Bunjaku.

Vuçiç është shprehur se organet kompetente shtetërore do të ngrenë aktakuzë për rastin Banjskë “në përputhje me ligjin për vepra të caktuara penale”.

Duke folur për Radiotelevizionin e Serbisë (RTS) ai u shpreh se për këtë temë ka folur dje me kryetarin e Këshillit Evropian, Charles Michel, dhe ka shtuar se mund të ngrihen aktakuza për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.

“E si mund të ngrehin aktakuzë për diçka tjetër kur ata njerëz do të thonë “ne e bëmë punën tonë sepse sipas rezolutës 1244, Kosova i takon Serbisë dhe atje duhet të ketë deri në 1000 pjesëtarë të ushtrisë dhe policisë serbe dhe ne duhet të mbrojmë vatrat tona dhe vendin tonë në përputhje me Kushtetutën”.

Dhe çfarë t’u themi, për këtë ju do të dënoheni dhe të pranojmë që Kosova është shtet i pavarur dhe t’i gjykojmë nga ky këndvështrim. 

Atyre njerëzve u është premtuar, u kam sjellë një premtim nga evropianët dhe amerikanët, se askush nuk do t’i ndjekë pas barrikadave në nëntor, dhjetor”, ka thënë Vuçiç.

6 Komente

  1. F
    Flamur Struga

    Kjo bote e mbushur plote cakej,e kupton e lexon e ndigjon kete perbindesh se si i arsyeton aktet terroriste .vrasjet,destabilizim te gjithe ballkanit?Kjo bote e mbushur plote zuzar ,e ven ne kantar per te peshuar se ku hedhen gurin ky perbindesh i quajtur vucicputin?Bota,njeri sy po e qerron,dhe veshin tjeter e shurdhon.Kjo eshte nje traume e madhe po fluturon ne qiellin e kalter i mbushur plote satelit rusokinez dhe bota ka hyre ne panik.Qe Boshti i Botes,SHBA,ANGLI GJERMANI..te tremben ,kjo nuk besohet,por si e lejojne kete ugurzi te arsyetohet ne kete menyre,akoma bota duhet te heshti para keti gjelati qe po ja ven zjarrin tere botes?.Qe eshte nje satelit rusokinez nuk diskutohet,por qe perbale e ka nje Nato,nje Shba,kjo nuk diskutohet.Zuzaret,duhet ta ngrejne zerin te cmendurin ose ne kafaz ose ne pranga ,tjeter variant nuk ka...

    Përgjigjjuni
    1. H
      Haxhi Kasapi.

      Do jete vertete spektakel, sikur Radojciqi te kapet nga Interpoli dhe ti behet gjyq i hapur perendimor. Eshte e sigurte se do thote ato qe mendon edhe Vuciqi dhe do deklaroje se ka mbrojtur Serbine. Kjo dihet por me e bukura do jete kur te spjegoje shume detaje te tjera. Nje komentues para dy ditesh shtronte nje pyetje te madhe se si ishte e mundur qe Radojciqi u largua nga rrethimi me 3 te vrare?! Komentuesi linte te kutpohej per nje bashkepunim te tij me Kurtin...Po sikur Radojciqi te dale "jashte kontrollit serb" dhe ashtu per "patriotizem" te ngjashem me "patriotizmin e Kurtit" te filloje te flasi se ai eshte hero serbe dhe se ka mbajtur lidhje te Kurtit dhe Vuciqit nepermjet Kusarit. Keta "patriotet beseprere" jane te paparashikueseshm dhe ka shume mundesi qe Radojciqi do hiqet edhe me i forte se Vuciqi dhe do kendoje te njejtat kenge qe kendon Kurti kunder Amerikes. Qellimi i Radojciqit do jete te shitet "patriot" i paster serb qe ka bere politiken e fshehur ruse te bashkepunimit midis Kurtit dhe Vuciqit. Do jete vertete spektakel morbid.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Laxxarus

        Kasapi je i lutur te pish ilaçet e dites konkretish : aldol, leponek et

        Përgjigjjuni
        1. H
          Haxhi Kasapi.

          Fort i madherishmi Laxxarus! Ato ilace jepja ne rredhe te pare Makronit, se ishte ai i pari qe e quajti Kurtin beseprere. Pi dhe ca vet qe te ftjellohesh dhe te dish te lexosh dhe kuptosh se cfare Makroni ka thene. Thone qe aldol te ben entuziast ne vehtvete dhe me besim te patundur per besepretet. Je gati te qiesh ne bythe per te mos shkelur besimin qe i ke dhene beseprerit. Thone qe NATO asnjehere nuk disllokon forca brenda nje vendi qe eshte armik me NATO. Kurti kete po ben kunder Amerikes...Besepreri i ka marre masat per vehte dhe e ka nisur familjen e tij ne Norvegji. Puna eshte cdo besh ti kur te iki NATO nga Kosova?! Do i bashkohesh perseri serbit?...me siguri...

          Përgjigjjuni
        2. H
          Haka Tekizoti

          Ky Vuqiqi, përveç sa u ka thënë në vesh terroristëve që dërgoi në Banjskë, ua thotë edhe botërisht se si duhet të mbrohen në qoftë se akuzohen. Është i qut dreqi. Edhe kur thotē nē konfereca shtypi apo nē televizione se do kemi vështirësi se do kemi presion të madh nga Europa, po ne nuk do përulemi, e thotë për t'u paraqitur si kreshnik malesh serbe para deleve që mban në kullotën e trimërive të tij. Qëllimi i tij është që ta ngulitë si gozhdë në trutë e popullit serb se ai është i vetmi kreshnik që mund ta përballojë të gjithë botën që e ka kundër, medemek pa të Serbia nuk mund të ekzistojë.

          Përgjigjjuni
          1. e
            emigranti

            Vetem nga cfare deklaron, Vucic tregon qarte se eshte shteti serb dhe pikerisht ky i paudhe prapa grupit terrorist ne Banjske. Edhe Perendimi duhet te jete i qarte se ky kelysh I Miloshevicit merr vesht vetem nepermjet forces. Vucic po perfiton qe Perendimi eshte i zene me luften ne Ukraine dhe tensioni me Kinen per Taivanin e hedh vickla duke kujtuar se bota do ti hape rruge. Megjithese u ra dakort nga te dy palet ne Oher , Vucic nuk e firmos marreveshjen e dakorduar atje pasi ngul kembe vetem per asosacionin ( sipas asaj te Bosnjes ) dhe jo per pikat e tjera.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje