Nënkryetari i LDK-së, Lufti Haziri ka thënë se deklaratat e kryeministrit Albin Kurtit, ndërkombëtarët nuk i besojnë më, prandaj duhen veprime konkrete.
Në një lidhje me Skype për emisionin “Ballkan Update”, ai deklaroi se aleatët nga Kurti kërkojnë veprime dhe jo fjalë.
“Nuk është dinari çështja e vetme, por ka të bëjë dhe plani i deskalimit, edhe çështje të tjera që duhet të arrihen
Tani zoti Kurti në emër të Kosovës duhet të veprojë, nuk besohen më në deklarime apo në lojëra fjalësh. Duhen veprime konkrete që të gjithë t’i shohin.
Për herë të parë pas 45 vjetësh, Serbia ka organizuar një takim në OKB, për shkak se udhëheqësit e Kosovës nuk e bllokuan me veto. Natyrisht, që Serbia ka me pas pasoja, si strehues terrorist.
Ne jemi vendi i parë që kemi zbatuar euron jashtë Eurozonës. E vetmja që e ka marrë si dhuratë ka qenë Mali i Zi pas shpalljes së pavarësisë së tij.
Nuk është dashur që Kosova të shkaktojë kriza në BE, pasi nuk ishte koha, vendi dhe rendi, që kjo çështje të bëhej kryesore”, u shpreh Haziri.
Më tej, ai theksoi se: “Pas këtij viti në Kosovë priteshin ndryshime të mëdha. Po ajo që pritet është Kosova me mbajt fjalën. Kosova ka prodhuar lajme të këqija dhe politika të këqija”.
Lutfi Haziri edhe pse nuk ka nje retorik te kjarte eshte njeriu me i sinqert dhe me i drejte ne LDK,qe nuk ka mujte UDB serbe ta beje per vete.Flet dhe punon ate qe mendon se eshte me mire per Kosoven pa muipulime dhe intriga qe jane tradit e ldk dhe qe tash i ka marre VV dhe eshte duke i persos me primitivizmin e albinit.
Kurti dhe VV shpejt do shpallet edhe de juro nongrata.