VIDEO: Tortura dhe poshtërime! Policia serbe detyron emigrantët në kufirin me Maqedoninë të zhvishen në temperatura të ulëta

22 Shkurt 2024, 16:10Rajoni TEMA
VIDEO: Tortura dhe poshtërime! Policia serbe detyron emigrantët

Pamje tronditëse nga pika kufitare që ndan Serbinë me Maqedoninë e veriut. Të zhveshur në temperatura të ulëta, policia serbe dëbon emigrantët nga kufiri drejt Maqedonisë së Veriut.

“The guardian” ka publikuar pamje ku duket qartë se si autoritetet serbe po i trajtojnë në mënyrë mizore emigrantët sirianë, dëshmi e përshkallëzimit të keqtrajtimit në kufijtë evropianë.

Media prestigjioze njoftoi se i ka siguruar pamjet nga “LEGIS”, një organizatë jo qeveritare të Maqedonisë së veriut. Videot janë filmuar nga një vendas në afërsi të fshatit Lojanë, afër kufirit me Serbinë.

Raportohet se ky është incidenti i dyti gjatë një periudhe 24-orëshe, ku më shumë se 50 njerëz u detyruan të zhvisheshin nga autoritetet serbe përpara se të ktheheshin me forcë në veri të Maqedonisë. Organizata jo qeveritare pretendon se stafi i saj lokal më vonë arriti të bisedojë me burrat nga siria.

Kthimet “shqetësuese dhe degraduese” erdhën menjëherë pas një samiti të bashkëpunimit kufitar BE-Serbi, që synonte forcimin e kufirit serb kundër operacioneve të kontrabandës me njerëz.

Në lidhje me kete incident reagoi edhe Dunja Mijatović, komisionere për të drejtat e njeriut në Këshillin e Europës.

“Këto incidente nuk janë vetëm shqetësuese, por edhe tregues të një tendence më të gjerë, shqetësuese midis vendeve anëtare të Këshillit të Europës,” deklaroi ajo.

Policia serbe nuk iu përgjigj kërkesave të “the guardian” për koment.

 

9 Komente

  1. T
    Treni

    Shpresojmë mos ndodhin këtu këto skena jo njerëzore. Me i kthyer prapa? Ok! Por t'i poshtërosh e t'i lesh në ftohtë? Kjo është thjeshtë e gabuar.

    Përgjigjjuni
    1. s
      shqiptar

      O Treni me qymyr si ke guxim dhe e quan thjeshte te gebuar kete veprim kriminal, kur ai eshte me shume se nje krim i felliqur nga nje komb i qelbur

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zeri i Popullit?

        Nga e di ti se ky artikuj si shumica eshte thjeshte mashtrim dhe fallcifikim? Na jep nje fakt.

        Përgjigjjuni
        1. A
          AC/DC

          Gamisu re pederast i janulles

          Përgjigjjuni
          1. h
            haka

            nuk te mjafton fakti qe 1600 burra dhe djem kosovare,te pafajshem,jane akoma te pagjetur nga genocidi i '99 ? Jane fare e ndyre,kopilat e parardhesve te Putinit.

            Përgjigjjuni
        2. J
          Janulla online

          Kto jan koleget e Mfredis Mpeleris Shpatullziut Beleri, tourkofagos,Vangel Dulla, Janulatos Janulla, Micokakis, Mperishas, edhe ca komentatir tjef ketu qe hiqen edhe si Europianer. Kesaj i thon qe Majmuni ti thot vetes Tiger.

          Përgjigjjuni
        3. D
          Detari

          bravo Serbia

          Përgjigjjuni
          1. J
            Janina kryeqytet i Shqiperise Etnike

            Është ajo që pret shqiptarët, që në dy shekuj as vunë mend, as zgjuan kujtesën, por vodhën si të tërbuar veten, shfarosën gjithë sektorët prodhues sovranë, shfarosën ushtrinë dhe vazhduan avazin e pandoflalëpirjes dhe zvarritjes. 200000 shqiptarë të shfarosur gjatë luftrave ballkanike nga greko- serbët. Një milion shqiptarë të përzënë në Turqi me dhunë nga trojet e tyre, pas traktatit të Lozanës. 200000 shqiptarë të masakruar nga andartët grekë. Mijëra çamëve të vrarë dhe përzënë. Mijëra kosovarë të masakruar. Masakra pa fund. Masakra e Tivarit. Masakra e Paramithisë. Masakrat e Millos. Masakrat e Zervës. Ja ku jemi. Pa industri. Pa bujqësi. Pa naftë. Pa ushtri. Pa rini. Në pritje të masakrës së rradhës.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Serbet barbare

              Serbet punojne me strategji dhe plane. Ata e duan racen e tyre te paster,jo si ne qe do u ndertojme kampe pushimi buze detit e do mbledhim te gjithe ngjyrat e botes. Gjithsesi keto pamje jane shqetesuse por te pritshme. Sllavet jane barbare serbet dhe ruset ne vecanti.Shikoni cu bejne njerez e te tyre po nuk u pajtuan me politikat e tyre lere me te huajve qe po te kishin mundesi do i grinin ne makina mishi kaq barbar jane .Fatkeqesi e madhe qe i kemi komshinj.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje