“Do hedhim në erë tre ambasada dhe Parlamentin”, telefonata anonime ngre në këmbë policinë greke

23 Shkurt 2024, 10:48Rajoni TEMA
“Do hedhim në erë tre ambasada dhe Parlamentin”,

Një telefonatë në mediat greke ka vënë në alarm autoritetet policore vendase. Sipas telefonatës në orën 11:30 do të shpërthejnë tre bomba, një në Ambasadën e Izraelit, një Ambasadën amerikane dhe një Ambasadën e Egjiptit.

Sikurse raporton SKAI, telefonuesi anonim kishte thënë se, bomba do të shpërthente në ambasadën amerikane, OPEN se bomba do të shpërthente në ambasadën e Egjiptit dhe Kontra se bomba do të shpërthente në ambasadën izraelite.

Forcat TEEM (Departamenti i Asgjesimit të Mjeteve Eksplozive) ndodhen në vendngjarje. Pas kontrollit jashtë ambasadave nuk u gjet asgjë, ndërsa do të vijojë një kontroll i brendshëm i të gjitha godinave të sipërpërmendura.

2 Komente

  1. X
    XXL

    kanibalet paqedashes te hamasit i binden deri ne fund bosave te tyre ne moske pekin dhe teheran.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Trojan

      duke e ditur se ne cfare pozicioni ndodhet ambasada amerikane dhe se si ruhet me vin per te qeshur

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje