Tsipras kërkon të rimarrë partinë

22 Shkurt 2024, 21:00Rajoni TEMA
Tsipras kërkon të rimarrë partinë

E majta greke është në krizë që prej humbjes së zgjedhjeve parlamentare të qershorit. Ish-lideri i SYRIZA-s, Alexis Tsipras, i cili u dorëhoq nga kreu i partisë vitin e kaluar, kritikon kursin që po ndjek pasardhësi i tij, Stefanos Kasselakis, duke e sfiduar atë në një garë votëbesimi.

"Nuk mund të hesht, as nuk mund të marr pjesë në një konferencë që është planifikuar të injorojë çështje kritike në emër të optimizmit sipërfaqësor", tha ai pak orë para fillimit të Kongresit të Partisë, në të cilin ka paralajmëruar se nuk do të marrë pjesë.

Tsipras tha se kërkesa e Kasselakis për të mbetur kryetar partie, pavarësisht rezultatit në zgjedhjet europiane, mund të jetë pranuar, por pakënaqësia në radhët e partisë ekziston.

Ai kërkon një “çek të bardhë” për tre vjet, pavarësisht nga rezultati i zgjedhjeve evropiane, duke e marrë kështu humbjen si të mirëqenë dhe duke i injoruar pasojat e saj. Ndërsa të tjerët nuk pajtohen në prapaskenë, por presin në heshtje të vijë dështimi elektoral, që ta fajësojnë atë.

Lidhur me votëbesimin, Tsipras thotë se është i domosdoshëm, pasi Kasselakis "u zgjodh pa qenë në gjendje të formulonte pozicionet dhe planin e tij në detaje".

Në nëntor të vitit të kaluar, 11 deputetë u larguan nga SYRIZA, pasi nuk ishin dakord me atë që e cilësuan kthesë ideologjike të partisë nën liderin e ri. Kjo shënoi një çarje të thellë në partinë kryesore opozitare të vendit, duke i bërë shumë analistë të nisin të flasin për shpërbërjen e partisë. Vetë Tispras ishte dorëhequr menjëherë pas humbjes së zgjedhjeve.  

Tsipras e kritikoi largimin e tyre dhe formimin e një grupi të ri parlamentar të quajtur “E Majta e Re”.

Të mundurit në zgjedhjet e brendshme partiake tashmë janë larguar nga partia, pasi kanë humbur betejën e lidershipit, duke mos e vrarë mendjen se ai që përfiton nga përçarja jonë është kundërshtari ynë politik.

Stefanos Kasselakis, një ish-bankier, u zgjodh udhëheqës i partisë në shtator pas humbjes së thellë të Syrizës në zgjedhjet kombëtare të qershorit.

Syriza u katapultua në pushtet në kulmin e krizës së borxhit të Greqisë në vitin 2015, por humbi përballë partisë konservatore Demokracia e Re në 2019 dhe përsëri në qershor 2023, kur mori pak më shumë se 18% të votave.

3 Komente

  1. P
    Pordhe me rigone....

    Hahahaha,hajde xhevair(tourkiko) hajde,me cfare veshesh e degjove se Tsipra kerkon rikthim!? Jo mer gyzel nuk kerkoi nje gje te tille,por duke mbeshtetur Kasselaki -n i tregon atij rrugen e rizgjedhjes..

    1. S
      Sali

      Lajm I genjeshter

      1. V
        Vezhguesi

        Tsipras ku ishe more djale kur ta moren partine pederastet? Apo po flije ne hije te ullirit? Tani partia eshte bere kashte e kope, nuk e mbledh dot me prape. Varin teneqen tani.

        Lini një Përgjigje