Propaganda ruse në Ballkan, Moska shfrytëzon politikanë, institucione fetare dhe mediat

22 Shkurt 2024, 22:41Rajoni TEMA
Propaganda ruse në Ballkan, Moska shfrytëzon politikanë,

Politikanët, institucionet fetare dhe mediat shfrytëzohen nga Rusia për të përhapur propagandën e saj në Ballkanin Perëndimor. Kjo u tha në Samitin ballkanik për dezinformim që u mbajt në Prishtinë nën organizimin e “The Geopost”.

Propaganda synon të kthejë njerëzit kundër Perëndimit dhe për të shkaktuar destabilitet në rajon. Në këtë samit u theksua edhe fakti që politika e Beogradit nuk ka bërë asgjë për të parandaluar ndikimin rus.

Në panele u theksua se duhet të ketë bashkim forcash në mënyrë që njerëzit të edukohen për të dalluar lajmet e rreme.

“Kemi një studim që është kryer me shërbyes civilë, jo vetëm me ata që punojnë nëpër institucione por edhe me mjekë e gjyqtarë, njerëz më të shkolluar të shoqërisë, edhe ata ndikohen nga dezinformimi dhe nuk janë në gjendje të dallojnë lajmin e rremë nga lajmi i saktë. [...] Është e pamundur t’i ndalim lajmet e rreme por ne duhet të ngushtojmë hapësirën për to”, tha Jasna Jelisic nga EEAS.

Të pranishmit në këtë samit u shprehën se Rusia do të shfrytëzojë të gjitha mjetet në dispozicion për të arritur qëllimet e saj.

“Mos i nënvlerësoni rusët, ata janë duke punuar dhe janë duke përdorur njerëz prorusë, përdorin akademikë, politikanë, japin mito, për të çuar përpara agjendat e tyre. Ata nuk do të ndalen”, tha profesori Vladimir Sazanov.

Samiti trajtoi problemin e dezinformatave edhe në Evropë, Lindjen e Mesme por edhe ndikimin e tyre në agresionin rus në Ukrainë.

8 Komente

  1. D
    Detari

    Kisha orthodhokse eshte dege e perhapjes se propagandes pro ruse nen petkun e orthodhoksise !

    1. A
      A G.

      Keni filluar jeni bërë paranojakë dhe të rrjedhur si Enver Qoftëlargu. Jo po, "populli ushtar", "shpenzime për mbrojtjen", "propaganda e huaj", "feja opium për popullin". Këto janë parrulla komuniste. Ne prandaj e përmbysëm diktaturën që të ishim të lirë t'i thoshim derrit dajë e dajës, derr.

      1. D
        Dardan

        Prorusi me i madh ne Shqiperi eshte biri dhe dhenderri i Serbise, Sali Sheqere Vuk Karxhich Berisha, qe ju e lejoni te kakarise maje ballkonit...

        1. .
          ...........

          Andushka Bushatov, i biri i Mediut dhe nipi i Hysniut, dërdëllit me kapacitet të plotë kundër Amerikës. Si "arsye" për urrejtjen e tij të kultivuar qysh ditën kur doli nga pidhi i s'ëmës, Andushka përdor autoritarizmin e Ramës, një autoritarizëm që ushqehet dhe mbahet gjallë sipas tij nga amerikanët për interesa të tyre. As që i shkon nëpër mënd Andushkës, se Rama me ndjenjën autoritariste është ushqyer qysh ditën që doli nga pidhi i Anetës. Ju jeni të dy, sejcilin sipas mënyrës së tij, pjella bastarde të lindjes komuniste, rusofil të thekur. Por sot puna jua do, ty të shfaqesh hapur si antiamerikane, kur Ramës dëshira për të qënë me çdo mënyrë atje ku është, të shfaqet si properëndimor i flaktë.

          1. K
            Korraku Helinas

            Ke dhe plehrat shqipfolese qe komentojne te Tema si puna e Dekarit, Enter Puca, dhe . Munara.

            1. p
              pirro

              po pse cfare ben BE dhe SHBA?

              1. A
                Apo jo!

                Cfare ben BE dhe SHBA? Pyetja qe duhet te besh eshte pse keta politikane, qe permenden ne artikull, nuk mbeshteten tek SHBA dhe BE, por nepermjet parrullave "epike" bejne punen e rusit. Tipik ne Kosove eshte Albin dardhari qe nuk e mban vehten per shqiptar. Albin dardhari gjithmone gjen yckla per te bere situaten "shpuze" ne Ballkan qe eshte pikerisht ajo qe kerkon serbi dhe Putini. Pra Pirro duhet te pyesesh pse jemi kaq koqe. Ne rastin me te mire duhet te pyesesh se pse jemi kaq koqe qe ne krye veme spiunet e rusit. A te kujtohet se edhe ne Shqiperi Ilir Floriri ka thene se "nuk ka raketa vetem Amerika, por edhe Rusia". Pra Iliri dhe Saliu raketat i drejtojne aty ku ju do bytha dhe jo ikunder rusit apo serbit...

                1. i
                  idrizi

                  Dhe ne luften ,,,rusi _ p .osmane ne vitin 1878 ,,,rusia mori per stratjot ,,ushtar ,,,,nga ballkani vetem orthodhoks ,,,grek serb alban ,,,, ndersa p.osmane merte per asqer nga ballkani vetem myslyman ,,,,turq ,turkalban ,boshnjak ,,,,erdhi koha prap ,,,

                  Lini një Përgjigje